14 November 2026, 22:32
Nga E.d
Pamje
PORTUGALI- Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Portugalisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të banesave dhe qirave, në një krizë strehimi që po vështirëson gjithnjë e më shumë jetesën e familjeve dhe të rinjve. Protestat u zhvilluan në Lisbonë dhe rreth 30 qytete të tjera të vendit, ku demonstruesit kërkuan uljen e qirave dhe rritjen e pagave.
Me pankarta dhe thirrje kundër kostos së lartë të jetesës, protestuesit ngritën shqetësimin se blerja apo marrja me qira e një banese është kthyer në një objektiv pothuajse të paarritshëm për shumë qytetarë. Të rinjtë theksuan se pamundësia për të përballuar kostot e strehimit po i detyron të qëndrojnë pranë familjeve të tyre, duke shtyrë pavarësinë ekonomike dhe krijimin e një jete më vete.
Shifrat e publikuara nga Eurostat tregojnë përmasat e problemit: Portugalia renditet e para në Bashkimin Evropian për rritjen e çmimeve të pronave në raport me të ardhurat familjare gjatë periudhës 2015-2025. Sipas të dhënave, ky tregues është rritur me 60.8%, ndërsa Holanda, e cila renditet e dyta, regjistroi një rritje prej 34.3%.
Pakënaqësia është shtuar edhe pas miratimit në leximin e parë të një projektligji të propozuar nga qeveria e djathtë, i cili synon thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave për dëbimin e qiramarrësve. Ndërkohë, aktivistët për të drejtat e strehimit kanë nisur edhe ngritjen e tendave në sheshet kryesore të Lisbonës dhe Portos, duke ndjekur shembullin e protestave në Spanjë.
Në disa raste, këto kampe janë shpërndarë nga policia. Pavarësisht thirrjeve të presidentit Antonio José Seguro për dialog mes qeverisë dhe opozitës, përpjekjet për të gjetur një zgjidhje deri tani nuk kanë prodhuar rezultate konkrete./Dosja.al
portugali protesta banesat
Bota
14 November 2026, 21:59
E.d
Pamje
LITUANI- Dy turistë kanë shkaktuar dëme në një kishë në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, pasi kanë hequr n...
Bota
14 November 2026, 21:40
E.d
Donald Trump
SHBA- Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rikthehen në qendër të vëmendjes pas raportimeve për nj&e...
Bota
14 November 2026, 19:41
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një ngjarje tragjike është regjistruar në Berlin të Gjermanisë, ku një fëmijë ka h...
Bota
14 November 2026, 19:05
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Uashingtonin në SHBA, ku një mjek 55-vjeçar ka vrar&...
Bota
14 November 2026, 18:44
E.d
Pamje
SHBA- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Detroitit, në SHBA, ku dy burra kanë hipur me kuajt e ty...
Bota
14 November 2026, 18:35
E.d
Pamje
SHBA- Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Çikagos përjetuan orë të tëra pritjeje, ...
Bota
14 November 2026, 18:19
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon që Britania e Madhe dhe Franca të angazhohen të mos përdorin armë...
Bota
14 November 2026, 17:56
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy dronë të lëshuar nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, janë interceptuar dhe shkatërrua...
Bota
14 November 2026, 17:43
E.M
FILADELFIA- Filadelfia është thyer në qendër të vëmendjes së adhuruesve të kinemasë pas rreth 50 vite nga premiera...
Bota
14 November 2026, 17:41
E.d
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy
SHBA- Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy ka bërë të ditur se kaosi i krijuar në aer...