LIVE UPDATES
Aktualitet

Zerimi i rentës minerare – ‘Gostia’ e shërbyer për shqiptarët, por festa bëhet diku tjetër

9 December 2020, 12:06 Nga DOSJA
Zerimi i rentës minerare – ‘Gostia’ e shërbyer

Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese po përgatitet një gosti që me gjasë do t’ju shërbehet shqiptarëve si një ftesë për të gëzuar, po pak kush i ka zënë të gjitha tavolinat. Edhe ingredientët e përdorur të recetës së gostisë janë të njohur sepse përdoren prej kohësh , aq sa është e lehtë nga era e ndenjur të dallosh se çfarë do të serviret.

Aty ka mbërritur një propozim i Ministrisë së Financave për të bërë Zero rentë minerare të industrisë pasuruese të kromit dhe bakrit për tre vjet.

Në seancën e fundit, menuja u pasurua me një propozim nga komisioni që kënaqi edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Energjetikës: që renta minerare të zerohet edhe për eksportuesit e tjerë që shesin direkt në treg krom të pasuruar dhe për prodhuesit.

Megjithëse periudha e përftimit u hodh si ide që të shkurtohet nga 3 në 1 vit, sërish ky propozim ka shumë pikëpyetje që të shqetësojnë se cilën lugë kërkon të mbushë: atë të voglën të punëtorëve apo të madhen e pak sipërmarrëseve. Dhe nëse dikush përfiton, kush humbet? .

Argumenti demode i Ministrisë së Financave lidhej me vetëm një argument: se meqë kriza nga pandemia ka ulur çmimet dhe kërkesën, kryesisht nga Kina, bizneset janë në vështirësi dhe shumë punëtorë e kanë humbur punën. Për t’i rifutur ata në punë, po bëhet kjo heqje provizore e taksave.

Megjithëse konstatimi rreth tregun ndërkombëtar që është në rënie është i drejtë, që në fillim thamë është një propozim i hidhur ku tryeza duket se është shtruar për të gjithë por tjetër kund bëhet festa.. Së pari sepse Shqipëria asnjëherë nuk ka ditur të ketë një ekonomiks taksash që të na tregojë se si janë efektet e tyre në punësim kur ato rriten apo ulen. Madje përfaqësuesi i Ministrisë së Financave nuk dinte as efektin nën buxhet kur iu kërkua një llogari e tillë megjithëse ishte aty për ta mbrojtur propozimin.

Dhe tjetra që lidhet më direkt me taksën – E ardhura nga renta minerare është para për shqiptarët në këmbim të së drejtës për të shfrytëzuar pasurinë kombëtare . Ajo është taksë mbi pronarin jo mbi biznesin apo punëtorin.

Është konstatim i drejtë që kërkesa nga tregu i huaj ka rënë ndjeshëm, por sa kohë do zgjasë kjo? Megjithëse lajmet e fundit thonë për një ringritje të çmimeve dhe kërkesës askush nuk di të thotë se nëse zerohet renta a do të rritet kërkesa?!.

Ndaj përpara se t’i vëmë pikën mbi “I” këtij diskutimi le të ndërtojmë ca pyetje që Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, dhe më tej ai i ekonomisë kur të nisë shqyrtimet nëse ka vullnetin dhe dëshirën të ndihmojë punëtorët le të kërkojë përgjigje nga propozuesit e saj:

P.sh Pse duhet hequr renta minerare dhe nuk ulen kontributet e sigurimeve shoqërore që paguhen direkt nga punëtorët. Dhe kjo është taksa mbi punën e ka kuptim dhe moral nëse ulët se jep efekt të drejtë në të ardhurat personale të çdo punëtori të presupozuar të mbetur tani pa punë nga kriza e pandemisë.

Apo, pse nuk propozohet p.sh ulje TVSH për qumështin që familjet minatore, apo të tjerë punëtorë të kësaj industrie përdorin për të mbrojtur shëndetin.

Pse duhet ulur renta ndërkohë që 5% e kësaj të ardhure që merret nga pushteti lokal, duhet t’ju hiqet bashkive më të varfra të vendit, Bulqizës, Klosit, Kukësit dhe Tropojës. Këto bashki kaq të varfra a nuk kanë nevojë të ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët e tyre?

Po në buxhetin e vitit të ardhshëm pse nuk u parashikua nëse pritej diçka e tillë, sepse propozimi ishte bërë që në mars ndërkohë që edhe buxheti është miratuar.

Po edhe nëse parashikohet përmes një rishikimi të buxhetit, pse duhet të paguajnë të gjithë shqiptarët dhe sipërmarrësit nuk duhet ta bëjnë diçka të tillë.

Siç edhe qeveria përdori skemat e ndihmës për shumë biznese, pse pikërisht këto pronarë biznesesh të pasurive nëntokësore e nëse kanë probleme me likuiditetin pse nuk aplikojnë nga kredia sovrane siç iu përgjigjet qeveria sa herë bizneseve të tjera mjaft të vyera për ekonominë.

Logjika e përdorur nga propozuesit është aq e dobët sa duket alogjike. Dhe kundra pedal ndaj çdo skeme të aplikuar nga qeveria deri tani për të ndihmuar bizneset e tjera të prekura nga pandemia.

Por sikur të ketë një propozim tjetër: të mos ulet renta dhe punëtorët e mbetur në asistencë nga papunësia të ndihmohen me pagë më të lartë, të paktën përkohësisht siç ndodhi gjatë karantinës?

Renta minerare është pjesë e të ardhurave që shqiptarët marrin nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, të cilat janë pasuri e të gjithë dhe jo vetëm një pjesë që numërohen sa gishtat e njërës dorë. Ndaj ne kemi nevojë për vendimmarrje të përgjegjshme mbi burimet tona natyrore në emër që e ardhmja të mbetet barrë siguruese vetëm për disa.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i veprimtarive prodhuese zero rentë minerare komisioni i veprimtarive prodhuese zero rentë minerare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin