https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Deputeti Halit Valteri shkon të bëjë homazhe pranë familjes Rasha: Ministri dhe drejtori i Policisë të japin dorëheqjen!
9 December 2020, 10:48Nga DOSJA
TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e morgut pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes për ti shprehur ngushëllimet ishte deputeti Halit Valteri.
Valteri tha se ai do të protestojë për këtë akt të rëndë të ndërmarrë nga punonjësit e Policisë në datën 17 Dhjetor në Kuvend, dhe shtoi se shpreson që pas kësaj ministri Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.
‘Zoti i forcoftë familjarët, shpresojmë që drejtësia të bëjë punën e vetë, dhe shpirti i tij të prehet në paqe. Protestën time do ta keni në Kuvend në datën 17 Dhjetor, dhe shpresoj që ministri dhe drejtori i Policisë së Shtetit të japin dorëheqjen pas këtij akti. Patjetër që e mbështes revoltën e qytetarëve’, u shpreh Valteri.
25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar nga Ministria e Brendshme deri te Kryeministria për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga n...
TIRANË– Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u vra nga...
DURRËS– Moti i përkeqësuar në Shqipëri ka shkaktuar probleme edhe në portin e Durrësit. Dallgët deri në 5 ballë kanë bërë që 2 tragetet e linjës Durr...
TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e mortit pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes pë...
TIRANË– Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Amasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh, ku nënvizohet ...
TIRANË– Ditën e sotme pritet që të marshohet në orën 11:00 tek Minisitria e Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Të rinjt...
TIRANË- Shokët e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra dje nga Policia e Shtetit kanë folur për mediat. Ata janë shprehur se kanë qënë me të deri ...