Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Macron merr mandatin e 2: Do jem president i të gjithëve! Le Pen pranon humbjen (Zhvillime)
24 April 2022, 05:31Nga DOSJA
FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë mandatin e dytë. Sipas Exit Polleve me 58.2% të votave, Macron ka mundur rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen duke u rizgjedhur President i vendit.
Marine Le Pen ka marrë vetëm 41.8% të votave. Kjo e fundit pranoi hmbjen duke u shprehur se është kutia e votimit ajo që vendos. Por, Le Pen shtoi se do ta vijojë luftën e saj në politkë, ndryshe nga ç’kishte deklaruar më herët, se po të humbiste përballë Macron, do të tërhiqj nga politika. Pavarësisht fitores, kabineti i Macron nuk është shfaqur mjaft entuziast. Një prej ministrave madje ka bërë thirrje që të punohet më shumë me qytetarët, pasi sipas tij të marrësh mbi 40% të votave, siç ndodhi me Le Pen, nuk është diçka që duhet shpërfillur. Ndërsa në Paris ka nisur festa nga mbështetësit e Macron. Vetë ky i fundit u përlot para tyre teksa i falenderoi për mbështetjen. Të gjithë atyre që votuan për Marine Le Pen, Macron u tha se do të jenë prioritetet e tij e se do të jetë aty për t’iu dëgjuar kërkesat.
Qytetarët francezë votuan sot në garën më të rëndësishme elektorale për President të vendit. Sot, qendrat e votimit u hapën në orën 09:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 20.00. Votimi është zhvilluar tashmë edhe në territoret jashtë shtetit të Francës, e në vende të tjera me popullsi të konsiderueshme franceze. Edhe vetë kandidatët hodhën votën e tyre në kuti. Macroni voto me të shoqen Brigitte në mesditë në Le Touquet-Paris-Plage, në Francën veriore. Le Pen votoi në mëngjes në Hénin-Beaumont, pranë Lille-s, në Francën veriore.
Macron dhe Le Pen kaluan në balotazh pasi përfunduan në vendin e parë dhe të dytë, mes 12 kandidatëve që garuan në raundin e parë më 10 prill.
Pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulëta, për një balotazh presidencial që nga viti 2002, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara pasdite. BFMTV raportonte se në këto zgjedhje kemi nivelin më të ulët të votuesve në 53 vitet e fundit. Deri në orën 17:00 pjesëmarrja ishte 63.23%. Kjo shifër pjesëmarrjeje është më e ulët dhe se me të njëjtën kohë të dy javëve më parë, kur u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve. Sipas mediave franceze, kjo gjë tregon se qytetarët kanë abstenuar.
Presidenti francez zgjidhet për pesë vjet. Ai ushtron një ndikim vendimtar në politikën e vendit dhe luan një rol më të rëndësishëm se kreu i qeverisë që ai ka emëruar.
FRANCË– Emmanuel Macron ka mbërritur i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte dhe i rrethuar nga fëmijë, në podiumin e ngritur poshtë kullës Eiffel në P...
FRANCË– Francis Pretot, një stilist në pension, tha se ishte i dëshpëruar nga rezultati dhe diferenca me të cilën Emmanuel Macron po shkon drejt mand...
FRANCË– BBC e konsideron një fitore të qartë të Presidentit Emmanuel Macron. Në një analizë nga Hugh Schofield, shkruhet se epërsia e tij ndaj Marine...
FRANCË– Ndërsa dielli perëndon në kryeqytetin francez, mbështetësit e Emmanuel Macron po shijojnë fitoren e kandidatit të tyre nën hijen e Kullës Eif...
FRANCË– Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përshëndetur rezultatin dhe ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij të parashikuar.Në ...
FRANCË– Për BBC, fitorja e Emmanuel Macron është fillimi i fundit të Marine Le Pen në politikë. Në një shkrim nga reporter Paul Kirby thuhet se kjo i...
FRANCË– Në Paris ka nisur festa! Brohoritjet shurdhuese dëgjohen në sheshin kryesor poshtë kullës Eiffel nga qytetarë që mbajnë pankarta në duar dhe ...
FRANCË– Dalin parashikimet për zgjedhjet presidenciale franceze. Presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar n...
FRANCË– Qendrat e votimit janë mbyllur në zgjedhjet presidenciale franceze, me votuesit që zgjedhin midis centristit Emmanuel Macron dhe sfidueses së...