LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Gjirokastër/ LSI-PD kërkojnë pavlefshmëri, KAS tërhiqet për të marrë vendimin: Jepet në orën 13:00

19 May 2021, 10:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjirokastër/ LSI-PD kërkojnë pavlefshmëri,

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me zgjedhjet e zhvilluara në qarkun e Gjirokastrës. Pas mbledhjes së anëtarëve, vendimi do të bëhet i njohur për publikun në orën 13:00.

Gjatë seancës së sotme, të gjithë palët kanë bërë pretendimet e tyre, duke nënvizuar edhe njëherë shkeljet e pretenduara në proces zgjedhor. I vetmi që mungoi ishte përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji. 

PJESË NGA MBLEDHJA: 

Kreshnik Merxhani: Dua një sqarim; kërkesa e parë ka qenë që të merret në shqyrtim dhe materialin filmik, një pjesë që ua kemi vënë në dispozicion, aty ka vend për hetim. Duam të dimë edhe si janë emëruar komisionerët. Për procedurë kërkojmë të vihemi në dijeni për mospranimin e kërkesave tona. Nga media jam informuar se vendimi ka qenë unanim. Prova të tjera ne nuk kemi. Ne duam thellim. Kemi evidentuar 3 shkelje penale. E konsideroj të mbyllur nga ana jonë.

Altin Kaziaj: Edhe sot në seancë i mëshojmë faktit të ketë vendimmarrje objektive. Persona nominalë nga PS në Dropull duhet të ishin të vetëkarantinuar me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë. Lidhur me qarkun e parë që po hetohet është mohuar një e drejtë e zgjedhësve të kësaj zonë, si pasojë na ka kushtuar një mandat. Ky urdhër është i karakterit kushtetues. Shumë shpejt do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë udhër. Shkelësit duhet të identifikohen por jo nga ky proces. Nga rrethet ose nga vetë SPAK. Statistikat flasin qartë për pretendimin nga ana jonë. Për pavlefshmërinë e Dropullit, më pas një urdhër i Komitetit të Ekspertëve ka sjellë një pavlefshëmëri të një pjese të qarkut. Po ashtu dje na është vënë në dispozicion për persona të posaçëm që rezultojnë qartazi të jenë administratë zgjedhore dhe subjekti politik është PS. Ky fakt i jep një provë të mjaftueshme qëllimit tonë. Ministria ka ndikuar në mënyrë që të denigrojë qytetarët duke mos u dhënë përfitimit që i njeh kushtetuta. Në këto kushte, besoj se kemi prova dhe jemi thirrur për vendim. Shpresoj të përmbushni pritshmëritë e shqiptarëve. Kërkojmë që të shprehni vendimin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Dropull sepse ndikojmë në marrjen e një mandati. Kërkojmë shpalljen e pavlefshmë në Gjirokastër.

Marash Logu: Bledar Çuçi me detyrë ministër i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Aranit Arapi dhe Ermir Gërxhani, ish-drejtues të Policisë së Shtetit të larguar për shkak lëndëve narkotike kishin ngritur një strukturë të mbledhjes së votave. Këta shtetas drejtonin një strukturë kriminale që kishin në përbërje shtatas me rekorde kriminale: Andrea Çaushi, Dino Selimi, Sokol Feruni, Andi Shkurta, Fatmir Hoxha, Oltin Bistri, Maks Hadëri etj. I refuzuat provat për të bërë transparencë.

Ledio Braho: Nuk jeni për të na bërë gjyq publik. Ne e dimë ç’kërkesa janë rrëzuar këtu.

Marash Logu: Ne po themi që këto procese po bëhen për qytetarët që i kanë besuar PD dhe votuesit e opozitës së bashkuar. Do kërkoja mirëkuptimin që të bëjmë përfundimet.

Ledio Braho: Kërkova gjyq publik për anëtarët e KAS. Vijoni me pretendimet tuaja.

Kreshnik Merxhani: Ëshët provuar me pamje filmike se anëtarë të grupit të filmimit që kanë ndërhyrë në procesin e leximit të votës, duke konsumuar kështu vepër penale. Janë dëmtuar me dashje materialt zgjedhore. Konsumimi i veprave të tilla minon procesin që lidhet me zgjedhjet. Nëse kjo nuk është arsye pavlefshmërie, cila mund të ishte tjetër?

LAJMI KRYESOR: KAS merr VENDIMIN! Rrëzohet kërkesa e LSI dhe PD për Gjirokastrën, s’ka rivotim! Nënkomisionerja e PD mohon pretendimet për votim të dyfishtë: Rastet janë nga administrata e KQZ

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 19 maj 2021 kas 19 maj 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin