4 November 2026, 07:29
Nga E.M

SHBA- Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, pas zgjedhjeve të mesmandatit të mbajtura më 3 nëntor. Në Senat, demokratët kanë siguruar 53 ulëse, kundrejt 39 të republikanëve, duke arritur shumicën e nevojshme për të marrë kontrollin e kësaj dhome të Kongresit.
Demokratët kanë fituar gjashtë ulëse nga republikanët, ndërsa 34 ulëse të tyre dhe 31 të republikanëve nuk ishin në garë në këto zgjedhje. Edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët janë në rrugë për të marrë shumicën. Deri në momentin e publikimit të grafikës, ata kishin siguruar 197 ulëse, ndërsa republikanët 114.
Demokratët kanë fituar 10 ulëse nga republikanët, ndërsa për të siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nevojiten të paktën 218 nga gjithsej 435 ulëset.
Marrja e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit nga demokratët do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në balancën politike në SHBA dhe do t’ia vështirësonte presidentit amerikan, Donald Trump miratimin e agjendës së tij politike.
Me shumicën në Kongres, demokratët do të kenë më shumë mundësi të ndikojnë në procesin legjislativ dhe të ushtrojnë mbikëqyrje mbi administratën amerikane. Donald Trump ka publikuar një sërë reagimesh në rrjetin social Truth Social, pasi demokratët siguruan kontrollin e Kongresit dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit.
Ai la të kuptohet se do të flasë më gjerësisht për rezultatet në ditët në vijim, duke thënë se do të “bëhet komentator politik, si për mirë ashtu edhe për keq, për arsyet pse këta kandidatë fituan apo humbën”.
Presidenti amerikan publikoi gjithashtu një fotografi të një kapeleje të kuqe me fjalën “VETO” të shkruar me shkronja të mëdha të bardha, në një stil të ngjashëm me kapelet MAGA, me të cilat ai u bë i njohur.
Lideri amerikan kishte deklaruar më herët se do të “vërë veton ndaj gjithçkaje”, nëse demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit./Dosja.al
SHBA
Bota
4 November 2026, 07:20
E.M
SHBA- Ish-guvernatori demokrat Roy Cooper ka fituar garën për Senatin në Karolinën e Veriut përballë republikanit Michael ëh...
Bota
4 November 2026, 07:16
E.M
SHBA- Sipas të dhënave të para të një sondazhi të realizuar nga kompania SSRS, ekonomia dhe gjendja e demokracisë jan&e...
Bota
3 November 2026, 22:53
G.M
Pamje
PAKISTAN- Ndotja e ajrit ka arritur nivele alarmante në Indi dhe Pakistan, ku smogu i dendur ka mbuluar disa qytete, duke krijuar rrezik ser...
Bota
3 November 2026, 22:36
G.M
foto ilustruese
EGJIPTI- Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelati, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Abbas Araghc...
Bota
3 November 2026, 22:20
G.M
Oscar Puente
SPANJA- Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen, gjashtë ditë pas përplasjes s&eu...
Bota
3 November 2026, 22:09
G.M
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit Persik për mundësinë që Irani të...
Bota
3 November 2026, 21:42
E.d
Pamje
Një turmë njerëzish u përlesh me policinë dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës në p...
Bota
3 November 2026, 21:40
G.M
Jeff Bezos
SHBA- Fotot e fundit që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku miliarderi amerikan Jeff Bezos shfaqet me flokë, kanë të...
Bota
3 November 2026, 21:34
E.d
Pamje
SHBA- Probleme teknike janë regjistruar në disa qendra votimi në kontenë Westchester, në Nju Jork, ku makineritë e s...
Bota
3 November 2026, 21:01
GM
Donald Trump
SHBA- Gjykata Supreme të hënën mbylli shpejt përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të detyruar Kaliforni...