LIVE UPDATES
Politike

Zhvillime të bujshme për Tahirin e Habilajn, prokurori i çështjes së tyre nën hetim për korrupsion

13 March 2019, 15:54 Nga DOSJA
Zhvillime të bujshme për Tahirin e Habilajn, prokurori i

ITALI- Zhvillime të bujshme kanë ndodhur ditën e djeshme në Katania, me gjyqin ndaj organizatës ‘Habilaj’ në të cilën është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas raportimit të medieve vendase organizata e ‘Habilajve’ ka dalë para gjykatës së Katanias, për të zhvilluar mbrojtjen ndaj pretencës së prokurorit të çështjes, Tommaso Buonanno.

Por, me shumë gjasa trupi gjykues nuk do ta pranojë këtë pretencë, pasi një prej prokurorëve të kësaj dosje ku është i përfshirë edhe emri i Saimir Tahirit, është përfshirë në një skandal të rëndë korrupsioni.

Është për t’u theksuar se ky prokuror ka qenë pjesë e grupit hetimor që doli në konkluzionin, se ish-ministri Saimir Tahiri nuk rezulton të ketë kryer veprimtari kriminale në Itali  në bashkëpunim me kushërinjtë e tij të prangosur Habilaj. Dhe për këtë ju kërkua gjykatës, që të mbyllë hetimin në Itali ndaj Tahirit.

Sipas dokumentit të nxjerrë në media në atë kohë, rezultonte se Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias së Katanias në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxori dokumentin zyrtar, sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij, që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.

Por në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet me arsyetimin, se ‘nuk ka prova dhe fakte’ që implikojnë ish – ministrin Tahiri.

‘Për sa më sipër, megjithëse nuk ka dyshim për citimet e bëra nga Moisi Habilaj gjatë bisedave të përgjuara, veçanërisht ku përmend se ka për t’i dhënë 30.000 Euro SAIMIR –it, ose në pjesët ku flet për blerjen e bizhuterive për bashkëshorten dhe nënë e Saimir Tahirit, në vlerësimin e prokurorisë, në mungesë të provave të vlefshme nuk rezulton të ketë elementë të përshtatshëm për të mbështetur akuzën në fjalë.  Në bazë nenit 408 të Kodit të Procedurës Penale -125 të dekretit legjislativ 217/1989, kërkon që gjyqtari i hetimeve paraprake në këtë rast të vendosë për arkivimin e këtij procedimi dhe për rrjedhojë të urdhërojë kthimin e akteve të kësaj zyre’, shkruhet në atë dokument.

Pas kësaj më 19.03.2018, Prokurori i Republikës Carmelo Petralia ka konfirmuar kërkesën e një prej prokurorëve të çështjes, Andrea Bonomo, për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës. Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, me gjyqtare Loredana Pezzino, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit në Itali për ish-ministrin Tahiri.

Por si qëndron çështja korruptive e prokurorit të grupit Habilaj, Buonanno?

Prokuroria e Brescias ka filluar një hetim për Prokurorin e Katanias Tommaso Buonanno dhe është marrë në hetim nga hetuesit e Bergamos dhe karabinierët, pasi që nga muaji prill i vitit të kaluar ai hetohet mbi menaxhimin e burgut në Bergamo, në veçanti mbi sjelljet e ish-drejtorit Antonino Porcino dhe nga disa agjentë të policisë së burgjeve, duke përfshirë edhe komandantin Antonio Riçiardelli, i cili përfundoi në arrest shtëpie. Ai u njoftua për një urdhër kujdesi parandalues nga ana e zyrës së prokurorit të Bergamos. Prokurori Tommaso Buonanno nuk do të mund të hetojë në çështjen e zëvendës prokurorëve të Bergamos, Maria Cristina Rota dhe Emanuele Marchisio. Ai akuzohet për thirrjen telefonike të bërë nga Riçiardelli, i cili ishte nën përgjimin. Dhe thirrja vjen pas arrestimit të djalit të tij, Gianmarco Buonanno, i cili ndodhet në burg për një grabitje të armatosur të kryer në pasditen e 31 janarit të vitit 2018, së bashku me dy bashkëpunëtorë, në një supermarket në Zogno, gjithashtu në zonën e Bergamos, citon media italiane ‘Brescia Corriere. It’.

Faktet e fundit të raportuara nga shtypi, të cilat nuk janë mohuar, mund të konkludohet se i biri i Prokurorit të Republikës së Brescia është gjithashtu nën hetim në zyrën gjyqësore drejtuar nga babai i tij. Kjo do të mund të ndikojë në kredibilitetin e brendshëm dhe të jashtëm të një detyre veçanërisht delikate si ajo e prokurorit të rrethit anti-mafia dhe anti-terroriste, duke rrezikuar paragjykimin e autonomisë dhe pavarësisë së organeve hetuese të gjykimit.

Pikërisht për arsye të reputacionin e shkërmoqur të prokurorit Buonanno, gjyqi i Habilajve është shtyrë përsëri. Ai pritet të vazhdoi gjatë sepse edhe grupi i përfshirë në të është i madh. Kjo për faktin, se në këtë strukturë të krimit të organizuar është përfshirë edhe ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri.

Seanca e radhës kundër bandës së Habilajve është zhvilluar dje, paradite me dyer të mbyllura në Gjykatën e Katanias.

Ashtu siç ishte parashikuar, në seancën e djeshme kanë marrë fjalën para trupit gjykues  tre avokatë mbrojtës, mes të cilëve avokati i italianit të arrestuar Antonio Riella, bashkëpunëtor me vëllezërit Habilaj si dhe avokati i shqiptarit Nezar Seitit i konsideruar financieri i bandës së Habilajve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në muajin maj ku do të paraqesë mbrojtjen dhe avokatja e Moisi Habilaj.

Grupi i të akuzuarve shqiptarë, Habilajt akuzohen për trafik droge në drejtim të Italisë. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tyre është zhvilluar më datë 10 dhjetor të vitit të shkuar, ku prokurori Tommaso Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg. Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg;

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, i cili monitorohet me anë të një byzylyku elektronik. Ndërsa ndaj Fatmir Minaj është pezulluar gjykimi dhe është lënë në gjendje të lirë. Ndaj Antonio Riela është kërkuar dënimi me 15 vite burg; Angelo Busaça 8 vite burg; Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit; Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg; Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

Në urdhër arrestimin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit ‘Rosa dei venti’, ekzekutuar në tetor të 2017, shprehet qarte se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar.

Koka e kësaj bande ishte shqiptari Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën Lolo, i cili është shpallur person në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti. Sipas hetimeve 5-vjeçare të Antidrogës së Katanias, banda e Habilajve trafikonte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha droge në rrugë detare përmes automjeteve që tranzitonin me tragete përmes portit të Barit e Brindizit, si dhe me anë të gomoneve apo barkave të peshkimit.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin  e të cilit tip Audi 8 rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj./Marrë nga Syri.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat kunder ish-ministrit gjykata e katanias hetohet prokurori italian saimir tahiri tommaso buonanno akuzat kunder ish-ministrit gjykata e katanias hetohet prokurori italian saimir tahiri tommaso buonanno

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin