LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për rritjen e kërcënimeve nga “kundërshtarët” e Uashingtonit

Zëvendësdrejtori i FBI-së, Christopher Raia, tha se “kundërshtarët e SHBA-së” po bëhen “më agresivë” dhe “më të aftë” në përpjekjet e tyre për t’i minuar institucionet amerikane.

19 November 2026, 11:08 Nga E.d
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për rritjen e
Markwayne Mullin, Jay Clayton dhe Christopher Raia

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Teherani, Pekini, Moska dhe Pheniani, e kanë shtuar veprimtarinë që kërcënon sigurinë dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata përmendën plane të mbështetura nga Irani për sulme, përpjekjet e Kinës për të vjedhur teknologji të ndjeshme dhe operacionet kibernetike që kërcënojnë infrastrukturën jetike.

Duke folur më 18 nëntor në një seancë dëgjimore të Komitetit për Sigurinë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, me titull “Kërcënimet globale ndaj sigurisë së brendshme: 25 vjet pas 11 shtatorit”, zyrtarë të inteligjencës dhe ata ligjzbatues thanë se katër rivalë të mëdhenj gjeopolitikë po përdorin metoda të ndryshme për t’i kërcënuar sigurinë dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. 

Zëvendësdrejtori i FBI-së, Christopher Raia, tha se “kundërshtarët e SHBA-së” po bëhen “më agresivë” dhe “më të aftë” në përpjekjet e tyre për t’i minuar institucionet amerikane. Ndërkaq, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, paralajmëroi se planet e Iranit për të kryer sulme vdekjeprurëse kundër amerikanëve, brenda dhe jashtë vendit, janë rritur ndjeshëm.

Planet e Iranit për sulme vdekjeprurëse

“Ne mbetemi të përkushtuar për zbulimin, parandalimin dhe luftimin e planeve të Iranit për sulme vdekjeprurëse”, u tha Clayton ligjvënësve.

“Këto kërcënime janë rritur ndjeshëm. Gratë dhe burrat tanë jashtë vendit, si dhe brenda vendit, në Shtetet e Bashkuara, përballen me një kërcënim të madh”, shtoi ai.

Raia tha se kundër tre operativëve të mbështetur nga Irani është ngritur aktakuzë në kuadër të një hetimi të përbashkët të zyrave të FBI-së në Nju Jork dhe Uashington, për përfshirjen e dyshuar në afro 20 sulme terroriste dhe tentativa për sulme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Ndër planet e dyshuara ishte edhe një sulm që kishte në shënjestër një bazë ku janë të vendosur pjesëtarë të ushtrisë amerikane. 

Clayton tha se një person i akuzuar në lidhje me planet e sponsorizuara nga Irani kishte vazhduar të përpiqej të organizonte sulme kundër interesave amerikane jashtë vendit, edhe gjatë kohës që ndodhej në paraburgim.

“Kjo dëshmon aftësinë e një rrjeti shumë të sofistikuar dhe global, me të cilin duhet të përballemi seriozisht, duke përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, shtoi ai.

Ndërkaq, Michael McCaul, republikan nga Teksasi dhe ish-kryetar i Komitetit për Sigurinë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se Irani e kishte vënë në shënjestër pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani. Ai shprehu shqetësim për praninë e celulave të fjetura dhe ekipeve të atentatorëve. Po ashtu, ai pyeti nëse Teherani mund ta fuste fshehurazi ndonjë armë radiologjike në Shtetet e Bashkuara.

Kina synon teknologjinë amerikane

Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, pritet të takohen në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) këtë javë, Kina zuri një vend të rëndësishëm në diskutimet gjatë seancës dëgjimore, veçanërisht lidhur me spiunazhin industrial dhe teknologjitë në zhvillim.

Përfaqësuesi demokrat Seth Magaziner ngriti pyetjen nëse qasja e Pekinit në çipat e avancuar për inteligjencën artificiale përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kibernetike të SHBA-së. Ai vuri gjithashtu në pikëpyetje qasjen e administratës amerikane ndaj kufizimit të eksporteve të çipave të avancuar drejt Kinës.

Përfaqësuesi Vince Fong, republikan nga Kalifornia, iu referua një paralajmërimi të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilit subjekte kineze po kopjojnë pa autorizim modelet dhe kapacitetet e avancuara amerikane të inteligjencës artificiale. 

Ai pyeti se sa shpejt po përfshiheshin këto kapacitete në modelet kineze dhe tek kundërshtarë të tjerë të mundshëm, si dhe çfarë nënkuptonte kjo për kohën që kanë në dispozicion institucionet amerikane për të identifikuar dhe korrigjuar dobësitë e sistemeve të tyre.

Clayton tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të prijnë në garën për inteligjencën artificiale, por duhet ta ruajnë këtë epërsi.

“Amerika ende udhëheq. Ne duhet të vazhdojmë të jemi në krye”, tha ai.

Ai paralajmëroi gjithashtu se aktorë të huaj po përpiqen të vjedhin sekretet tregtare amerikane dhe teknologjinë e avancuar kompjuterike.

“Ka njerëz që përpiqen të vjedhin sekretet tona tregtare dhe teknologjinë tonë të avancuar kompjuterike. Një nga kërcënimet globale ndaj Amerikës është spiunazhi industrial”, tha Clayton.

Në dëshminë e tij me shkrim, Raia e identifikoi spiunazhin ekonomik kinez si shqetësim madhor. Ai tha se FBI-ja ka hetime të hapura në të 55 zyrat e saj në terren, që lidhen me përparimet amerikane në fushën e gjysmëpërçuesve, bioteknologjisë, kompjuterëve kuantikë dhe superinteligjencës.

Rusia dhe Koreja e Veriut intensifikojnë kërcënimet kibernetike

Raia i identifikoi Rusinë dhe Korenë e Veriut si disa nga shtetet që kryejnë operacione kibernetike kundër interesave amerikane.

“Koreja e Veriut, Irani dhe Rusia vazhdojnë të jenë aktive në spiunazhin kibernetik, në mundësimin e sulmeve me programe shpërblimi (ransomware), si dhe në pozicionimin paraprak në infrastrukturën kritike amerikane, me qëllim shfrytëzimin e saj në një krizë apo konflikt të ardhshëm”, tha ai në dëshminë e tij. Në deklaratën me shkrim, Raia përshkroi përpjekjet e FBI-së për kundërzbulim, duke raportuar më shumë se 167 arrestime për veprimtari të kundërzbulimit dhe spiunazhit, si dhe afro 499 raste të pengimit të aktiviteteve të tilla. 

Në mesin e të arrestuarve ishin 75 persona në raste të lidhura me Kinën, 40 me Rusinë dhe 18 me Iranin, si dhe 34 persona në raste me shtrirje globale.

Koreja e Veriut u veçua gjithashtu për kapacitetet e saj kibernetike. Përfaqësuesi Andrew Ogles, republikan nga Tenesi, përmendi vjedhjen e pretenduar të kriptovalutave në vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh nga platforma Binance, për të cilën e fajësoi Phenianin. Sipas tij, vjedhja ishte kryer për rreth 20 minuta.

Clayton nuk e konfirmoi në mënyrë të pavarur këtë operacion të veçantë gjatë seancës dëgjimore. Në dëshminë me shkrim të FBI-së thuhej se Byroja kishte nisur procedurat për kthimin e aseteve virtuale në vlerë prej 31 milionë dollarësh, të vjedhura nga kriminelë kibernetikë të Koresë së Veriut. 

Ndërkohë, Ogles paralajmëroi se operacionet kibernetike të Koresë së Veriut, Kinës dhe Iranit kundër aleatëve të SHBA-së mund të jenë paralajmërim për kërcënime të mundshme ndaj sistemeve amerikane. Ai iu referua sulmeve që synojnë kuletat e kriptovalutave dhe shfrytëzimin e dobësive në programe kompjuterike, duke u kërkuar zyrtarëve të shpjegojnë se si po e monitorojnë veprimtarinë e këtyre shteteve jashtë vendit.

Raia tha se spiunazhi kibernetik, vjedhjet dhe sulmet, të kryera si nga shtetet ashtu edhe nga grupet kriminale, po shtohen. Ai paralajmëroi se aktorët shtetërorë po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me hakerët që veprojnë për përfitime financiare, duke krijuar një kërcënim të ndërthurur për bizneset dhe infrastrukturën kritike./REL

Zyrtarët amerikanë kërcënime Uashingtoni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin