"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Saraçi i PD i dënuar në Itali. KQZ: 20 kandidatë në garë, votim elektronik në Vorë
10 February 2022, 10:12Nga DOSJA
TIRANË– Afati për dorëzimin dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022 ka përfunduar! Nga 10 subjekte të regjistruara vetëm 4 prej tyre e kanë depozituar dokumentacionin. Sipas KQZ janë 20 kandidatë për kryetar bashkie ne garë ndërkohë që po verifikohet dokumentacioni. Partia Demokratike, Partia Socialiste, ‘Shtëpia e Lirisë’ kanë depozituar 6 kandidatë, ndërsa ‘Lëvizja e Re’ dy kandidatë.
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se po vijojnë verifikimet e dokumentacionit dhe për pastërtinë e kandidatët që janë paraqitur nga subjektet zgjedhore. Pas këtij njoftimi, pak minuta më pas u bë e ditur në media se Kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi rezulton i dënuar për armëmbajtje në Itali. Në formularin e dekriminalizimit të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhje ka qënë vetë Saraçi ai i cili ka shkruar se është dënuar në shtetin italian me 4 muaj burg dhe gjonë 100 mijë lira për veprën penale të kryer.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar ditën e sotme edhe një mbledhje në të cilën është vendosur që projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 6 mars, do të zbatohet në bashkinë Vorë. Gjithashtu gjatë mbledhjes u vendos që në Vorë të ndiqet e njëjta procedurë që u zbatua më 25 prill në ZAZ numër 40 në Tiranë.
Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
-Shkodër, zj. Majlinda Angoni -Durrës, zj. Emiriana Sako -Lushnje, zj. Eriselda Sefa -Rrogozhinë, z. Edison Memolla -Vorë, z. Blerim Shera -Dibër, z. Rahim Spahiu
Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë: -Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi -Bashkia Dibër, z. Luan Haka -Bashkia Vorë, z. Ymer Marku -Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa -Bashkia Durrës, z. Luan Hoti -Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë: -Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana -Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi -Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia -Bashkia Durrës, z. Ardian Muka -Bashkia Lushnje, z. Elton Bano -Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani
Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë: -Bashkia Durrës, z. Jonid Nano -Bashkia Dibër, z. Dritan Torba
Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë e Rrogozhinë që mbetën pa kryebashkiakë. Vetë kryekomisioneri Celibashi ka rrëfyer më herët se zgjedhjet e pjesshme vendore do të kushtojnë 180 milionë lekë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi tha se në këto gjashtë bashki do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik. Sipas KQZ-së në këto gjashtë bashki janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.
TIRANË– Banorja e “5 Majit” Lorena Nikolli ka treguar përplasjen që ka pasur me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku gjatë takimit që pati d...
TIRANË- Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, shkaktoi një cunami, valët e të cilit po vijnë drejt Shqipërisë duke u rritur. Lis...
TIRANË– 3 viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: ...
TIRANË– Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ishte kritik për punën e komisionerëve të KPK-së dhe KPA-së në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. X...
TIRANË – Pas 5 orësh debate dhe diskutime të shumta në seancën e sotme plenare për zgjatjen e afateve për organet e Vettingut, deputetët në sallë jan...