24 November 2026, 20:00
Nga E.d
Parastou Ahmadi
IRAN- Këngëtarja iraniane Parastou Ahmadi, 29 vjeçe është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi në një koncert online pa hixhab, në dhjetor të vitit 2024. Bashkë me të, të njëjtin dënim e kanë marrë edhe katër anëtarë meshkuj të grupit muzikor që e shoqëronin.
Vendimi ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, me OKB-në dhe Francën që kanë dënuar ashpër ndëshkimin. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, e cilësoi rrahjen me kamxhik si një formë torture dhe trajtimi çnjerëzor, duke i bërë thirrje Iranit t'i japë fund kësaj praktike.
Edhe Ministria e Jashtme franceze shprehu indinjatë për dënimin, duke e cilësuar atë si një mesazh shqetësues për gratë iraniane që kërkojnë liri dhe barazi. Ahmadi u shfaq në koncert pa shami, me buzëkuq të kuq dhe fustan të gjatë. Performanca, e transmetuar në YouTube, mori mbi 3 milionë shikime. Ajo ishte mbajtur për dy javë në paraburgim përpara se të lirohej me kushte kufizuese.
Në Iran, gratë përballen me kufizime ligjore për veshjen dhe performancat muzikore në publik, ndërsa rasti i këngëtares ka rikthyer në vëmendje debatet mbi liritë dhe të drejtat e grave në vend./Dosja.al
Parastou Ahmadi
Bota
24 November 2026, 19:32
E.M
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar 11 shtete anëtare se rrezikojnë të shkelin rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian,...
Bota
24 November 2026, 19:26
E.d
Pamje
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave qiellgërvishtësin m&eum...
Bota
24 November 2026, 19:24
E.M
SHBA- Drejtuesi i Space-X dhe Teslas, Elon Musk, i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amer...
Bota
24 November 2026, 19:02
E.M
TURQI- Një alarm sigurie është dhënë pasditen e kësaj të marte në Eskisehir të Turqisë, pasi një helikop...
Bota
24 November 2026, 19:00
G.M
El Niño
BRITANI- Britania e Madhe mund të përballet me një dimër të vështirë, pasi fenomeni klimatik El Ni&nt...
Bota
24 November 2026, 18:52
G.M
pamje
KOLUMBI- Një situatë e rëndë është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës në Kolumbi, ku disa ...
Bota
24 November 2026, 18:39
G.M
Patriot
GJERMANI- Gjermania po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse përmes një investimi që tejkalon 4 miliardë euro, me fokus blerjen ...
Bota
24 November 2026, 18:33
G.M
foto ilustruese
SHBA- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin për një rritje të mundshme të infektimeve të reja me ...
Bota
24 November 2026, 18:19
E.M
SHBA- Fragmentet e reja të zbuluara nga ditari privat i Papa Françesku pretendoi se e kishte parë djallin tri herë gjatë jetës ...
Bota
24 November 2026, 18:12
G.M
foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania po përballet me një rritje shqetësuese të dhunës ndaj grave, me 209 viktima femra të vrara n...