25 November 2026, 09:24
Nga E. D

PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ish-vjehrra e viktimës, Nurije Sylaj, dyshohet se kishte monitoruar lëvizjet e saj para vrasjes dhe se kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin kur djali i saj, Albert Sylaj, e sulmoi Arlindën me sëpatë.
Sipas Prokurorisë, Nurije Sylaj nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për ta penguar apo ndalur sulmin, ndonëse ndodhej në shtëpi dhe ishte në dijeni të ngjarjes. Në aktvendim thuhet se, që nga 22 tetori 2026, kur Arlinda Zekaj ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare, Nurije Sylaj dyshohet se e kishte fotografuar dhe filmuar vazhdimisht.
Në telefonin e saj, sipas Prokurorisë, janë gjetur fotografi dhe video që pasqyronin praninë dhe lëvizjet e viktimës. Po ashtu, në telefonin e saj është gjetur një video e datës 23 tetor 2026, ku Arlinda Zekaj shihet duke ecur në qytet. Kjo video dyshohet se i ishte dërguar Nurije Sylajt përmes aplikacionit WhatsApp nga Driton Sylaj.
Prokuroria dyshon se këto veprime ishin pjesë e një koordinimi paraprak ndërmjet personave të përfshirë, me qëllim të sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve për lëvizjet dhe vendndodhjen e viktimës, duke lehtësuar kështu planin e dyshuar për vrasjen e saj.
Përveç dyshimeve për monitorimin e viktimës, Nurije Sylaj dyshohet edhe për përpjekje për të ndikuar në drejtimin e hetimeve pas vrasjes. Në dëshminë e saj para organeve të drejtësisë, ajo kishte deklaruar se Arlinda e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, ndërsa vetë kishte qenë pa ndjenja në momentin e vrasjes.
Megjithatë, sipas Prokurorisë, ky version nuk përputhet me provat e mbledhura deri më tani, veçanërisht me pamjet nga kamerat e sigurisë. Në njërën prej tyre, sipas aktvendimit, shihet një pjesë e zhvillimit të ngjarjes, si dhe prania e Nurije Sylajt gjatë veprimeve të Albert Sylajt.
Për këto veprime, Nurije Sylaj dyshohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Vrasja e rëndë”. Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj Driton Sylajt, i cili dyshohet se ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së vrasjes.
Sipas Prokurorisë, ai kishte përcjellë lëvizjet e Arlinda Zekajt dhe kishte siguruar informacione për vendndodhjen e saj. Më 23 tetor 2026, ai dyshohet se e kishte filmuar viktimën duke ecur në qytet dhe më pas ia kishte dërguar videon Nurije Sylajt përmes WhatsApp-it.
Në kuadër të hetimeve për këtë rast janë përfshirë edhe ish-bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj, si dhe Metë Pepaj dhe Gëzim Bobi. Arlinda Zekaj u vra në mbrëmjen e 25 tetorit 2026, pak pasi kishte hyrë në shtëpinë e saj në Vitomiricë, ku ishte shoqëruar nga një patrullë policore./Dosja.al
Prokuroria Themelore në Prishtinë vrasja e Arlinda Zekajt
Aktualitet
25 November 2026, 07:33
E. D
TIRANË- Vala e re e ndërtimeve për kulla shumëkatëshe dhe përfundimit të ndërtimeve në Bulevardin e Ri ka krijuar ...
Aktualitet
25 November 2026, 07:29
E. D
TIRANË- Nga një ditë e vetme uljesh, Black Friday po shndërrohet në një sezon të mirëfilltë tregtar në Shqip&...
Aktualitet
25 November 2026, 07:26
E. D
TIRANË- Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin tetor, pas tre muajsh radhazi në rënie. Sipas Bankës së Shqipëris&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 07:18
E. D
TIRANË- Mbi pesë orë çdo ditë të shpenzuara për gatimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve e familjar&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 07:14
E. D
TIRANË- Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Sipas...
Aktualitet
24 November 2026, 21:28
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Policia greke ka zbardhur një pjesë të konsiderueshme të hetimeve për ekzekutimin e 52-vjeçarit Nikos Ga...
Aktualitet
24 November 2026, 20:40
e.d
Foto ilustruese
Parashkrimi i dënimit ka shpëtuar një shqiptar nga ekstradimi prej Britanisë së Madhe drejt Shqipërisë. Sab...
Aktualitet
24 November 2026, 20:19
E.M
Marjola Nakoleci dhe Pandeli Nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci, 41-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së ...
Aktualitet
24 November 2026, 20:12
E.d
Pamje
FIER- Një tjetër episod shqetësues është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një person është filmuar ...
Aktualitet
24 November 2026, 19:29
E.M
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit pas grumbullimit përpara Kryeministrisë. Në tubimin e tyre...