Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja
24 Nëntor, 12:44
...
LIVE UPDATES
"Kallëzimi në SPAK është anonim për të më bërë shantazh"/ Spiropali i drejtohet Ramës: Ose merr përgjegjësi, ose largohu nga PS. Shkarkimi nga grupi parlamentar, nul
• Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka mbajtur një konferencë për mediat një ditë pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. • Spiropali e ka cilësuar përjashtimin nga grupi parlamentar i PS-së si një dekoratë, duke theksuar se vendimi erdhi për shkak të qëndrimeve të saj. • Deputetja ka kundërshtuar mënyrën se si u mor vendimi për përjashtimin e saj, duke pretenduar se mbledhja e grupit parlamentar nuk kishte një rend dite të përcaktuar dhe se ajo nuk pati mundësi të paraqiste qëndrimin e saj. • Gjatë konferencës me gazetarët, Spiropali ka kërkuar zhvillimin e një gare për drejtimin e Partisë Socialiste, duke deklaruar se nuk mund të ketë drejtues të përhershëm. • E pyetur nëse do të krijojë një forcë të re politike apo do të qëndrojë në Partinë Socialiste, Spiropali nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se do të vijojë betejën politike, duke marrë përsipër edhe përgjegjësitë për vendimet e saj të mëparshme. • Në lidhje me çështjen Balluku, Spiropali ka treguar se ishte një nga dy deputetët socialistë që nuk ndoqën qëndrimin e grupit parlamentar në votimin lidhur me kërkesën e SPAK. • Ajo tha se për këtë qëndrim kishte marrë kritika dhe ishte përballur edhe me kërcënimin e përjashtimit nga grupi. • E pyetur për kallëzimet e bëra në SPAK ndaj saj dhe bashkëshortit, Spiropali u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk mund të shantazhohet. • Ish-Ministrja e Jashtme ka pranuar se gjatë kohës që mbante këtë detyrëka pasur kontakte me përfaqësues gjermanë dhe amerikanë, por theksoi se komunikimet janë zhvilluar në interes të Shqipërisë dhe të qeverisë. • Duke folur për zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe qeverisë, Spiropali ka kritikuar përqendrimin e pushtetit në një dorë të vetme. • Spiropali ka pranuar se edhe ajo ka përgjegjësitë e veta në përqendrimin e pushtetit, duke e cilësuar këtë një problem të krijuar ndër vite. • Ajo e lidhi pakënaqësinë e të rinjve dhe protestat me mungesën e besimit te institucionet dhe kërkoi një marrëveshje të re politike për Shqipërinë. • Në përfundim, Spiropali i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndryshojë mënyrën e drejtimit të vendit ose të largohet.
11 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE
"Të mos mbrojë të pambrojtshmit"/ Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë (VIDEO)
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndryshojë mënyrën e qeverisjes ose të largohet nga drejtimi i qeverisë. Gjatë konferencës për mediat, Spiropali e kritikoi Ramën për mbrojtjen e personave që kanë abuzuar me pushtetin.
Spiropali deklaroi se Rama duhet të marrë përgjegjësi si drejtues i vendit dhe të mos e trajtojë situatën përmes propagandës. Ajo shtoi se do të vijojë betejën e saj në Kuvend, në Partinë Socialiste dhe në publik, për të bashkuar socialistët që ndihen të papërfaqësuar.
“Edi Ramës duke i thënë sot në këtë pikë që është domosdoshmëri që ai të ndryshojë mënyrën e qeverisjes ose të ikë. Ose ta bëjë këtë punë si burrë, si udhëheqës si lider dhe të mbajë përgjegjësi ose të lëvizë nga ai pozicion. Mos të mbrojë të pambrojtshmit. Nuk bëhet kjo as me propagandë dhe as me pasqyra. As nuk normalizuar arrogancën dhe abuzimin e shumë njerëzve aty, por bëhet duke mbajtur përgjegjësi. Unë do luftoj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në PS dhe në publik për të bashkuar ata njerëz që ndihen të pa përfaqësuar në PS”, tha Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
"Elisa do ketë folur me gjermanët dhe amerikanët"/ Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme (VIDEO)
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka pranuar se ka komunikuar me përfaqësues gjermanë dhe amerikanë gjatë kohës që mbante postin e ministres së Jashtme, duke theksuar se kontaktet janë zhvilluar në interes të Shqipërisë dhe qeverisë. Gjatë konferencës për mediat, ajo hodhi poshtë aludimet për komunikime jashtë përgjegjësive të saj, duke thënë se ka vepruar me integritet dhe në përputhje me detyrën që mbante.
"Ky model nuk lejon që këta të ruajnë kufijtë e tyre të ligjit. Njëri thotë ç’më duhet mua, tjetri thotë s’po flas sot. Tjetri thotë s’ka dhe se ia bënë Ditmirit. Po Elisa duhet të ketë folur ajo. Ajo do të ketë folur me gjermanët, amerikanët dhe fillojnë prodhohen…Po ministre e jashtme kam qenë edhe kam folur, por gjithmonë në interes të Shqipërisë. Kam folur me të gjithë me integritet maksimal, dhe besnike e qeverisë time. Por sot besoj se më konkrete se kaq nuk do ta gjeni," tha Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
"S’ka kryetar të përjetshëm"/ Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë (VIDEO)
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kërkuar hapjen e garës për kreun e Partisë Socialiste, duke thënë se pas 17 vitesh duhet të ketë një proces të ri zgjedhor për drejtimin e partisë. Gjatë konferencës për mediat, Spiropali u shpreh se nuk ka kryetar të përjetshëm dhe se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë.
Ajo kritikoi mënyrën se si është zbatuar statuti i PS-së në rastin e saj, ndërsa theksoi se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetes.
"Nuk e di a më do apo jo Edi Rama, unë di që më duan socialistët, sepse kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Jam një e majtë, një socialiste, një progresiste e bindur në vlerat e mia. Nëse duhet një garë, atëherë të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Ne nuk kemi kryetar të përjetshëm, sado ta duam, sado i mirë të jetë, sado të ketë bërë për vendin. Statuti nuk është Bibël. Ata që kanë hequr statutin flasin sot për statut? Atëherë, rregulla të përbashkëta. U respektua në ndonjë pikë statuti në lidhje me mua apo të tjerë?! Nuk heq dorë nga mandati”, tha ajo./Dosja.al
3 ORE ME PARE
"Pushteti absolut korrupton"/ Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar (VIDEO)
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kritikuar modelin e qeverisjes në Shqipëri, duke deklaruar se problemi nuk qëndron te individët që dalin në qendër të skandaleve, por te vetë mënyra se si është ndërtuar dhe funksionon pushteti. Gjatë konferencës për mediat, Spiropali u shpreh se emrat e zyrtarëve që përballen me njëri-tjetrin në debatet publike nuk janë thelbi i problemit, por pjesë e një modeli që synon të mbajë pushtetin në këmbë.
Ajo theksoi se mungesa e ligjeve funksionale, institucioneve dhe mekanizmave të kontrollit ka çuar në humbjen e legjitimitetit. Deputetja socialiste iu referua edhe shprehjes që kryeministri Rama e përdor shpesh në lidhje me njerëzit që hanë mollë e dardha pas shpine, duke deklaruar se problemi është baçja e kontaminuar dhe jo frutat.
“Parti shtet këto janë dy gjëra të ndryshme. Do ta ndajmë njëherë e mirë modelin e partisë nga shteti. Ky model nuk ka lidhje me emrat sepse shoh në prodhimin e lajmeve, Saimir, Erioni, Bela, Lali, Bela, Elisa etj. Vihen përballë njëri tjetrit në këtë model njerëz për çfarë? Që ky pushtet i madh të vazhdojë të qëndrojë në këmbë. Në këtë pikë nuk ka lidhje me emrin, madje kam keqardhje për personin që më vini përballë. Ju mund të mendoni se e mendoj xhelat, por viktimë të këtij modeli që nuk pyet për ligje, integritet funksional publik, derisa kemi ardhur në këtë pikë të mungesës totale të legjitimitetit, ku punët publike kanë mbetur rrugëve. Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton tërësisht. Nuk ka përjashtime nga kjo. Natyra njerëzore është e tillë, nëse nuk ka fre, ligje e institucione. Ai është modeli. Nuk janë kumbullat, dardhat e mollët etj problemi, është baçja që kontaminohet. A duhet të mbajmë përgjegjësi? Patjetër,” tha ajo./Dosja.al
3 ORE ME PARE
VIDEO/ Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka komentuar kallëzimet e depozituara në SPAK ndaj saj dhe bashkëshortit, duke deklaruar se nuk ndihet e shqetësuar dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Gjatë konferencës për mediat, deputetja u shpreh se e kishte parashikuar se përballja e nisur prej saj do të shoqërohej me reagime të tilla.
Ajo kërkoi që Prokuroria e Posaçme të mos përfshihet në atë që e konsideron një përpjekje për ta shantazhuar, duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saj.
“Dua ta them qartë, jo një kallëzim të ketë në SPAK, por të gjithë ata që dihet kush janë anonim ose jo të vihen në resht dhe të bëjnë 100 kallëzime nuk e kam problem. Kur e nisa këtë betejë e kam ditur se çfarë vjen. Le të bëjnë sa të duan kallëzime. Mos e përfshin SPAK. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë beteje e kam bërë sepse nuk jomë e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot shantazh”, tha Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
VIDEO/ Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka zbuluar se ka marrë kririka pasi nuk votoi për imunitetin e Belinda Ballukut sipas qëndrimit të grupit parlamentar të PS-së. Gjatë konferencës për mediat, Spiropali theksoi se qëndrimi i saj nuk ishte një reagim i momentit, por rezultat i debateve dhe bindjeve që kishte shprehur edhe më herët brenda Partisë Socialiste.
Ajo sqaroi se kundërshtimi i saj nuk lidhej me individin Belinda Balluku, por me modelin e qeverisjes dhe mënyrën se si legjitimohet pushteti. Sipas Spiropalit, Shqipëria duhet të zgjedhë mes një modeli që shpërndan favore përmes telefonatave dhe një modeli ekonomik të bazuar te meritokracia.
“Unë nuk kam asnjë lidhje as me zgjimin, as me papritur më erdhi në mendje kur njerzit dolën në rrugë. Këto që them i kam shtjelluar më parë. Nuk i dini debatet e brendshme sepse unë kam respektuar një lloj disipline që në çdo forcë politike është e arsyeshme ta kesh. Por duke parë se si situata po merrte në një drejtim të caktuar, në një kohë kur Shqipëria duhet të merrte një rrugë që impononte model tjetër në disa nivele, e kam thënë edhe publikisht. Aq sa kam çuditur edhe të tjerë se si ka mundësi në këtë moment po flitet për të tilla çështje kur ne jemi këtu mirë, bukur edhe fort.
Meqë folët për votim në kuvend, ndoshta isha një nga dy deputetët që nuk votoi me grupin në një çështje të prezantuar nga SPAK. Në atë moment, dhe për atë mora, jo vetëm kritika të brendshme por edhe të famshmin fat për përjashtim, që iu përgjigja ‘më përjashto’. Më përjashto sepse në atë moment gjithçka imja, gjykimi, analiza e gjithçka tjetër më bënte të besoja se ky ishte votimi i duhur. Nuk mund të votoja sepse i dija edhe pasojat. Pasojat nuk janë të individit sepse shoh lloj lloj telenovelash në raport me emrin e personit. Nuk është individi problemi por legjitimimi i atij modeli. Këtu ka qenë ndarja ime në kuptimin e një akti politik për imunitetin dhe gjithçka tjetër ka ardhur duke u sqaruar nga unë shumë konkretisht. Ne do të vazhdojmë të kemi një model qeverisje që shpërndan favore me telefon apo model ekonomik meritokratik ku njerëzit të ndihen se janë pjesë”, tha Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
VIDEO/ A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga beteja e saj politike, duke riafirmuar se mbetet socialiste dhe e majtë, pavarësisht përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. E pyetur nëse do të krijojë një forcë të re politike apo do të vijojë betejën brenda PS-së, Spiropali nuk dha një përgjigje konkrete për këtë mundësi, por theksoi se identiteti i saj politik mbetet i pandryshuar.
Ajo deklaroi se nuk iu dha mundësia të ishte e pranishme në mbledhjen ku u diskutua përjashtimi i saj, ndërsa shtoi se edhe disa prej kolegëve kishin kërkuar që ajo të ishte aty për të dhënë shpjegimet e saj. Spiropali u shpreh se nuk pendohet për qëndrimet dhe betejat e saj politike, duke pranuar se mban përgjegjësi për pjesën që i takon në zhvillimet e deritanishme.
"Gjenerata Z nuk është armiku i pushtetit, i shërben themelit të tij. Nuk isha në atë mbledhje, nuk kishte rend dite të bëhej votim, aty u bë një legjitimim i Asamblesë Kombëtare. Kolegët kërkuan që unë minimalisht të isha aty që të flisja. Nuk e kuptoj se kaq e madhe qenka frika nga fjala e një gruaje. Gruaja nuk është fasadë, por ka qëndrim. Unë nuk jam flamingo e parë, do ta kisha për nder, por flamingot janë pjesë e shoqërisë për t’u ngritur në një nivel tjetër. Unë e kam ngritur dorën grusht për të bërë beteja brenda mazhorancës. Kam mbajtur debate me Berishën në Kuvend.
Nuk mund të ketë vendimmarrje të tilla legjitimiteti, ato shprehin arbitraritet. Jam një socialiste e bindur, jam e majtë, qytetare e këtij vendi. Nuk di që në ndonjë çështje timen të kem bërë ndonjëherë turp. Unë do ta bëj betejën time dhe për t’u rrëfyer janë ata që i kanë Shqipërisë në qafë, ata që kanë abuzuar me pushtetin, ata që sot, deputetë të PD-së, kanë frikë të mbajnë qëndrime. Unë kam vënë fytyrën, kam vënë jetën, kam vënë gjithçka dhe jam krenare, nuk pendohem. Mbaj përgjegjësi për aq sa më takon, kjo nuk diskutohet. Është momenti për të kuptuar që pushteti mbahet nga besimi dhe ata që të kanë dhënë votën mund të ta kthejnë, mund të dalin në bulevard”, u shpreh Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
"Duhet te merren kamerat"/ Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar (VIDEO)
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se 40 deputetë socialistë nuk kanë ngritur dorën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ku u vendos për përjashtimin e saj. Gjatë konferencës për shtyp, Spiropali e cilësoi vendimmarrjen si individuale dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet në Shqipëri.
Spiropali theksoi se integrimi europian nuk duhet të shihet thjesht si plotësim listash, por si respektim i standardeve, lirive dhe demokracisë. Ajo vuri në diskutim edhe respektin që gëzon sot institucioni i Kuvendit, duke e lidhur situatën me përqendrimin e pushtetit.
“Dje në mbledhjen e grupit parlamentar 40 vetë as e kanë ngritur dorën, kishte një legjitimim të një vendimmarrjeje individuale. Evropa nuk është një akt burokratik i plotësismit të disa listave, është standard, liri, kurajë për të ndryshuar situatën tënde, por sot a ka shanse ta ndryshosh kur përqendrimi i pushtetit është kaq i madh sa njerëzit ndihen të përjashtuar? Si i kemi sot institucionet? Gëzon respekt institucioni i Kuvendit?”, tha Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
"Në atë mbledhje s'kishte as rend dite"/ Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim (VIDEO)
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si të paligjshëm dhe duke pretenduar se në mbledhjen ku u mor vendimi nuk kishte as rend dite dhe as votim. Gjatë konferencës për shtyp, Spiropali deklaroi se nuk ishte e pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar dhe se vendimmarrja ishte bërë pa respektuar procedurat.
Ajo kritikoi mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste, duke thënë se gratë nuk duhet të shihen si fasadë në fushata, por duhet të kenë të drejtën të shprehin qëndrimet e tyre. Spiropali u ndal edhe te protestat e të rinjve, të cilat i lidhi me kërkesën për demokratizim dhe ndryshim të mënyrës së funksionimit të partisë.
"As isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend dite. Aty au bë votim, u bë legjitim i një vendimi jo legjitim i një vendimi të asamblesë kombëtare që s’kishte votim. Kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, lërë me veprimi. Gratë nuk janë fasadë për t’i vendosur aty kur ka fushatë dhe të duken bukur, gratë kanë dhe qëndrime. Kur nuk përputhen me qëndrimin e udhëheqjes. Unë diskutimet i bëra aty, s’ka rëndësi a jam unë flamingo e parë. Unë nuk jam, do ta kisha për nder. Por flamengot janë një shprehje e kërkesës shoqërore për tu ngritur në një nivel tjetër, demokratizim. As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu si bënte këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej. Ca është kjo që partitë duhet të jenë grusht i bashkuar për unitetin. Kam mbajtur debatin me Berishën në kuvend, se ai përfaqëson këtë model brenda partisë së tij dhe opozitës në këndvështrimin tim. Por s’mund të këtë vendimmarrje të tilla, që më shumë se legjitimitet ato shprehen arbitraritetin ekstrem të vendimmarrjes së pak njerëzve", tha Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
"Kam dhe unë përgjegjësitë e mia"/ Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë (VIDEO)
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se pushteti në Shqipëri është përqendruar te një njeri, si në parti ashtu edhe në qeveri. Gjatë një konference për mediat, Spiropali ka pranuar se ka përgjegjësi edhe ajo në përqendrimin e pushtetit në duart e kryeministrit Rama. Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropali u shpreh se mban përgjegjësi për të shkuarën e saj politike, por edhe krenari për qëndrimet që ka mbajtur.
Ajo u ndal edhe te protestat e të rinjve, duke thënë se pakënaqësia e tyre lidhet me mungesën e legjitimitetit dhe të besimit te pushteti. Spiropali deklaroi se ishte ndër të parat që reagoi dhe se propozimi i saj për një “marrëveshje të re për Shqipërinë” nuk ishte një qëndrim kundër Partisë Socialiste, por një reagim që e kishte ndjerë në atë moment. Në përfundim, ajo paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse Partia Socialiste nuk ndërmerr reforma.
“Kam dhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit, të konsoliduar ekstremisht në një dorë, të partisë, qeverisë dhe të pushtetit të një njeriu. Kjo është përtej Edi Ramës dhe raportit personal, por është në themel të asaj që nxori në rrugë ata flamengot. Ishte ajo nevojë për të nxjerrë në rrugë ata të rinj. Janë më të forta se mungesa e legjitimitetit dhe e besimit, dhe kur kjo mungon, s’ka rëndësi sa mandate ke, mund t’i kesh të gjitha. E ka treguar historia botërore që pushtetet nuk mbahen nga muret, por nga respektimi i të drejtave. Mbaj edhe faj, por edhe krenari për të shkuarën time. Unë isha e para që reagova dhe një herë po e them, jo nga konvenienca politike, por se ashtu e ndjeva. Në atë moment, marrëveshja e re për Shqipërinë që unë propozova kishte elemente jo armiqësore për partinë time. Nuk dua të bëj parashikuesen, por më keq do të shkojë nëse ne nuk duam të reformohemi”, tha Spiropali./Dosja.al
3 ORE ME PARE
VIDEO/ Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin po rrinë
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali e ka cilësuar si “dekoratë” përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se vendimi është marrë për shkak të qëndrimeve të saj. Gjatë një konference për shtyp, një ditë pas përjashtimit, Spiropali u shpreh se është gruaja e parë që përjashtohet nga një forum partie në vitin 2026 për shkak të qëndrimeve të saj.
"Jam e para grua në 35 vite që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë, dhe ata që duhet të rrinë ikin. Mendoj se do kemi shumë për të parë ende. Këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove," tha Spropali./Dosja.al