Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja
24 Nëntor, 12:44
...
Politike
"S’ka kryetar të përjetshëm"/ Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë (VIDEO)
Gjatë konferencës për mediat, Spiropali u shpreh se nuk ka kryetar të përjetshëm dhe se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë.
25 November 2026, 12:07Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kërkuar hapjen e garës për kreun e Partisë Socialiste, duke thënë se pas 17 vitesh duhet të ketë një proces të ri zgjedhor për drejtimin e partisë. Gjatë konferencës për mediat, Spiropali u shpreh se nuk ka kryetar të përjetshëm dhe se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë.
Ajo kritikoi mënyrën se si është zbatuar statuti i PS-së në rastin e saj, ndërsa theksoi se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetes.
"Nuk e di a më do apo jo Edi Rama, unë di që më duan socialistët, sepse kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Jam një e majtë, një socialiste, një progresiste e bindur në vlerat e mia. Nëse duhet një garë, atëherë të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Ne nuk kemi kryetar të përjetshëm, sado ta duam, sado i mirë të jetë, sado të ketë bërë për vendin. Statuti nuk është Bibël. Ata që kanë hequr statutin flasin sot për statut? Atëherë, rregulla të përbashkëta. U respektua në ndonjë pikë statuti në lidhje me mua apo të tjerë?! Nuk heq dorë nga mandati”, tha ajo./Dosja.al