Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja
24 Nëntor, 12:44
...
Politike
"Pushteti absolut korrupton"/ Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar (VIDEO)
Gjatë konferencës për mediat, Spiropali u shpreh se emrat e zyrtarëve që përballen me njëri-tjetrin në debatet publike nuk janë thelbi i problemit, por pjesë e një modeli që synon të mbajë pushtetin në këmbë.
25 November 2026, 12:01Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kritikuar modelin e qeverisjes në Shqipëri, duke deklaruar se problemi nuk qëndron te individët që dalin në qendër të skandaleve, por te vetë mënyra se si është ndërtuar dhe funksionon pushteti. Gjatë konferencës për mediat, Spiropali u shpreh se emrat e zyrtarëve që përballen me njëri-tjetrin në debatet publike nuk janë thelbi i problemit, por pjesë e një modeli që synon të mbajë pushtetin në këmbë.
Ajo theksoi se mungesa e ligjeve funksionale, institucioneve dhe mekanizmave të kontrollit ka çuar në humbjen e legjitimitetit. Deputetja socialiste iu referua edhe shprehjes që kryeministri Rama e përdor shpesh në lidhje me njerëzit që hanë mollë e dardha pas shpine, duke deklaruar se problemi është baçja e kontaminuar dhe jo frutat.
“Parti shtet këto janë dy gjëra të ndryshme. Do ta ndajmë njëherë e mirë modelin e partisë nga shteti. Ky model nuk ka lidhje me emrat sepse shoh në prodhimin e lajmeve, Saimir, Erioni, Bela, Lali, Bela, Elisa etj. Vihen përballë njëri tjetrit në këtë model njerëz për çfarë? Që ky pushtet i madh të vazhdojë të qëndrojë në këmbë. Në këtë pikë nuk ka lidhje me emrin, madje kam keqardhje për personin që më vini përballë. Ju mund të mendoni se e mendoj xhelat, por viktimë të këtij modeli që nuk pyet për ligje, integritet funksional publik, derisa kemi ardhur në këtë pikë të mungesës totale të legjitimitetit, ku punët publike kanë mbetur rrugëve. Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton tërësisht. Nuk ka përjashtime nga kjo. Natyra njerëzore është e tillë, nëse nuk ka fre, ligje e institucione. Ai është modeli. Nuk janë kumbullat, dardhat e mollët etj problemi, është baçja që kontaminohet. A duhet të mbajmë përgjegjësi? Patjetër,” tha ajo./Dosja.al