16 October 2026, 16:10
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, dha një konferencë për median në lidhje me veprimet hetimore dhe policore të kryera në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit. Në një moment, drejtori anashkaloi përgjigjen e pyetjes që gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta i bëri lidhur me dhunën barbare që policia po ushtron ndaj të rinjve protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Ziu anashkaloi dhe përgjigjen për faktin që policia për të mbrojtur selinë e PS-së goditi me gurë dhe protestuesit, ndërsa kur ishte puna e djegies së filialeve të bankave apo dyqaneve qëndroi indiferente dhe nuk ndërhyri. Megjithatë në përgjigjet e tij ai tregoi qartë se çfarë thotë ligji për policinë, dhe që në realitet asnjëra nuk është zbatuar.
Pyetjet
Cili protokoll lejon policin që në momentin që e shoqëron ta godasë në këtë mënyrë?
Dhimitraq Ziu: Ne instruktojmë të jetë korekt e shembull përballë qytetarëve, pavarësisht se janë në rrezik kur ndërhyjnë e veprojnë. Të jeni të bindur se çdo veprim që bie në kundërshtim me këto standard hetohet
A janë marrë masa për efektivë që kanë kryer këto akte? A është model kjo dhunë? Apo sjellje individuale
Dhimitraq Ziu: Të jeni të bindur se policia ka model standardin. Jemi në hetim sepse monitorohen të gjithë punonjësit e policisë për veprimet e tyre. Cdo veprim inspektohet dhe hetohet.
Pse nuk mbrojti policia bizneset private? Ju jeni polici e shtetit apo e PS-së?
Dhimitraq Ziu: Në themel të ligjit policia e shtetit është e depolitizuar. Qytetarë institucione publike e private janë të barabarta dhe nuk ka asnjë njëanshmëri. Neve i përgjigjemi cdo lloj institucioni që shkakton dhunë.
Janë pamjet publike ku policia nuk ndërhyn, ndërsa në PS i qëlluan dhe me gurë vetëm që të mos i afroheshin selisë?
Dhimitraq Ziu: Nuk kanë dallim. Policia ka qenë e njëjtratshme pa asnjë dallim. Dhe ky është konstatim i saktë. Dhe për ata që ju thoni. Vazhdojnë hetimet./Dosja.al
protesta e studenteve
Aktualitet
16 October 2026, 16:00
E. D
pamjet
TIRANË- Protesta e studentëve është shoqëruar edhe në ditën e katër me akte dhune, ku policia në disa mome...
Aktualitet
16 October 2026, 15:44
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit gjatë marshimit për tek Kryeministria kanë ndaluar te Ministria e Ekonomisë, ku i kanë vë...
Aktualitet
16 October 2026, 15:37
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë, në ...
Aktualitet
16 October 2026, 15:34
E. D
TIRANË- Protestuesit kanë ngritur zërin me një thirrje të fortë drejtuar efektivëve. Të indinjuar nga përdor...
Aktualitet
16 October 2026, 15:16
G.M
Dhimitraq Ziu
TIRANË- Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, në një dekl...
Aktualitet
16 October 2026, 14:58
I.A
TIRANË- Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, në ditën e katërt t&...
Aktualitet
16 October 2026, 14:49
I.A
GJIROKASTËR- Policia ka zbardhur atentatin me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, i njohu...
Aktualitet
16 October 2026, 14:48
I.A
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kioskën e djegur gjatë protest...
Aktualitet
16 October 2026, 14:35
I.A
Protesta
TIRANË- Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë&nbs...
Aktualitet
16 October 2026, 14:27
I.A
Protesta
TIRANË- Një formë ndryshe proteste po zhvillohet këtë të premte para Ministrisë së Arsimit, ku një grup ...