LIVE UPDATES
Bota

Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron

Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdoruesit të vazhdojnë "scrolling"- BE-ja dëshiron t'i kufizojë praktikat me një ligj të ri. Çfarë ndryshon dhe a shkon propozimi aq larg sa duhet?

15 November 2026, 14:12 Nga DOSJA

Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron

Regjistrohesh diku për një periudhë prove falas që të shikosh një serial pasi të kesh mbaruar punën. Kalon një muaj dhe e harron. Kur një ditë vëren papritur se nga llogaria jote janë tërhequr para për një abonim vjetor. Të ka ndodhur ndonjëherë? Nuk je i vetmi. Tani BE-ja dëshiron t'u japë fund praktikave të tilla.

Sipas propozimit të Komisionit Evropian për një ligj mbi drejtësinë digjitale, të quajtur Digital Fairness Act (DFA), kompanitë do të detyrohen në të ardhmen t'i kujtojnë klientët para përfundimit të periudhës falas të provës dhe të marrin pëlqimin e tyre të qartë përpara se të vendosin tarifa. Përveç kësaj, ligji synon ta bëjë më të lehtë anulimin e abonimeve online. Gjithashtu, do të kërkohen njoftime paraprake para se kontratat të rinovohen automatikisht. Komisioni Evropian prezantoi së fundmi propozimin e tij ligjor. Me këtë nismë, ai synon t'u japë konsumatorëve më shumë kontroll mbi kohën që kalojnë në internet dhe mbi shumën e parave që shpenzojnë aty.

"Një reformë e tillë e mbrojtjes së konsumatorit nuk ka ndodhur prej 20 vitesh”, tha për DW-në Agustin Reyna, drejtor i Organizatës Evropiane të Konsumatorëve (BEUC). Organizata që ai drejton angazhohet për rregulla më të rrepta të BE-së kundër praktikave manipuluese në internet. Sipas tij, propozimi i ri ligjor përbën një pikënisje të mirë për të adresuar problemet me të cilat konsumatorët përballen çdo ditë.

Fundi i "doomscrolling”-ut

Propozimi i ligjit përfshin gjithashtu një ndalim të taktikave manipuluese të marketingut, të njohura si "dark patterns” ose "modele të errëta”. Një shembull tipik: ju dëshironi të rezervoni një dhomë hoteli dhe në faqen e internetit shihni se gjoja kanë mbetur vetëm tre dhoma me atë çmim. Një informacion që mund të mos jetë i vërtetë, por që synon t'ju nxisë të rezervoni sa më shpejt. Me rregullat e reja, BE-ja synon që aplikacionet dhe faqet e internetit të dizajnohen në mënyrë që të jenë më pak varëse dhe më pak manipuluese për përdoruesit.

Një shembull tjetër janë biletat e koncerteve, çmimi i të cilave rritet vazhdimisht ndërsa konsumatorët presin në radhët virtuale online. Sipas rregullave të reja, çmimi mund të vazhdojë të ndryshojë, por shitësi do të detyrohet të tregojë gjatë gjithë kohës së pritjes çmimin aktual dhe të informojë qartë se sa mund të jetë çmimi maksimal që blerësi do të duhet të paguajë për biletat.

Edhe lojërat online, ku përdoruesit nxiten të paguajnë para për të avancuar në lojë, janë në fokus të propozimit ligjor. Nëse rregullat e reja miratohen, fëmijët nuk do të mund të paguajnë më për të fituar një lojë ose për të kaluar në nivelin e ardhshëm. Po ashtu, marketingu dhe reklamat e personalizuara do të duhet të shënohen qartë si të tilla. Në rastin e fëmijëve, përdorimi i reklamave të personalizuara do të kufizohet.

Mbrojtje e konsumatorit apo inovacion?

Për Christoph Busch, studiues në Universitetin e Osnabrückut me fokus në të drejtën e konsumatorit dhe shërbimet digjitale, mundësia për t'u çregjistruar nga këto funksione nuk shkon aq larg sa duhet. Ai argumenton se një zgjidhje më efektive do të ishte një rregullore sipas së cilës konsumatorët duhet të zgjedhin në mënyrë aktive nëse duan t'i përdorin këto funksione. Me fjalë të tjera, ato nuk duhet të jenë të aktivizuara automatikisht, por të kërkojnë pëlqimin e qartë të përdoruesit. "Sigurisht që gjithmonë shtrohet pyetja e proporcionalitetit", pranon Busch. "Sipas mendimit tim, ligjvënësit evropianë po përpiqen këtu të harmonizojnë interesa të ndryshme."

Se ekzistojnë interesa që konkurrojnë me njëri-tjetrin bëhet veçanërisht e dukshme në industrinë e lojërave elektronike. Grupet e interesit paralajmërojnë se kufizimet e planifikuara nga BE-ja mund t'u shkaktojnë dëm zhvilluesve të lojërave dhe t'u kufizojnë zgjedhjet vetë lojtarëve.

Rreziku i mbirregullimit

Catalina Goanta, profesoreshë e së drejtës private dhe teknologjisë në Universitetin e Utrechtit në Holandë, paralajmëron në një intervistë për DW-në se rregullimi mund të rrëshqasë lehtësisht në mbirregullim. Ajo e konsideron Digital Fairness Act (DFA) një kompromis të qëndrueshëm dhe të arsyeshëm, por paralajmëron se një ndalim i plotë i funksioneve që nxisin "doomscrolling"-un dhe i të ashtuquajturave "dark patterns" do të ishte tepër kufizues. Sipas saj, shumë nga problemet me të cilat përballen aktualisht konsumatorët mund të zgjidhen nëse rregullat ekzistuese zbatohen në mënyrë më efektive.

Ajo argumenton se BE-ja është bërë e njohur në të kaluarën për miratimin e rregullave dhe dispozitave të reja, të cilat shpesh e kanë vështirësuar hyrjen në tregun evropian, veçanërisht për kompanitë e vogla online.

Megjithatë, drejtori i Organizatës Evropiane të Konsumatorëve (BEUC), Agustin Reyna, nuk pajtohet me këtë vlerësim. "Kompanitë nuk do të duhet më të respektojnë 27 rregullore të ndryshme, por vetëm një”, thotë ai. Sipas Reyna-s, bëhet fjalë për një thjeshtim të rregullave, veçanërisht pasi përgjegjësia për respektimin e tyre do të ndahet mes influencuesve online dhe platformave ku ata publikojnë përmbajtjen e tyre. Ligji i ri do t'i japë BE-së mundësinë të vendosë gjoba deri në gjashtë për qind të xhiros vjetore globale të një kompanie në rast shkeljesh të rregullave.

Si do të vazhdohet më tej?

Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, ku përfaqësohen krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, duhet ende ta miratojnë dhe ta miratojnë përfundimisht ligjin. Të gjithë ekspertët bien dakord se gjatë këtij procesi ka shumë gjasa që propozimi të pësojë ndryshime.

"Do të jetë një trialog i vështirë, veçanërisht në këtë klimë të thjeshtimit të rregullave dhe derregullimit, ku fokusi kryesor është forcimi i konkurrueshmërisë evropiane”, thotë Christoph Busch./DW

BE

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin