LIVE UPDATES
Ekonomi

Agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia, kufizimet nga Europa i çoi shqiptarët në Turqi, Dubai e Egj

27 February 2021, 06:14 Nga DOSJA

TIRANË– Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime nga puna, në rastin më të mirë. Operatorët e tregut pohojnë se për vitin 2021, presin sërish të jenë në përpjekje për mbijetesë. Turizmi i brendshëm nuk i shpëtoi financat e tyre, ndaj vëmendja është fokusuar te vera dhe destinacionet alternative që mund të shfrytëzohen.

Për shkak të kufizimeve me Europën dhe shumë vende të tjera, shqiptarët kthyen në trend për pushimet e tyre vende si Turqia, Dubai e Egjipti, ndërsa brenda vendit, interesi më i madh ishte për Korçën e Pogradecin. Situata e pandemisë dhe zgjedhjet e 25 prillit e kanë bërë të paqartë horizontin për këto biznese të cilat janë në pritje.

Pandemia e COVID-19 po duket si një fund pa fund, në kushtet kur programet e vaksinimit po ecin ngadalë, kurse variante të reja të virusit lakohen jo pak herë. Në këtë situatë, biznesi është pesimist në parashikime, duke u mjaftuar vetëm me shpresën se edhe në vitin 2021 do të mbijetojë.

Një pritshmëri të tillë ka, pak a shumë, edhe tregu i agjencive turistike, një nga më të goditurit gjatë vitit 2020. Operatorët e tregut mendojnë se heqja e plotë e kufizimeve dhe kthimi në normalitet është ende larg dhe se ky vit e ka të paqartë rrjedhën që do të marrë. Në këndvështrimin e tyre, ecuria e shifrave, jo vetëm në vend, por edhe jashtë, si dhe situata zgjedhore do të jenë përcaktues të fatit që do të ketë ky grup biznesi. Në një kohë normale, agjencitë do të kishin marketuar destinacione të reja, si dhe do të kishin paguar garancitë për hotelet për pushimet e verës. Po sot? Sot kanë zgjedhur të presin.

“Është një situatë tërësisht kaotike dhe nëse do të bësh një gabim me paratë e tua të xhepit është të hidhesh në një destinacion të ri, apo të hapësh diçka të re. Është llogaritje shumë e gabuar dhe ne po mbajmë gjithë energjinë për verën.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë me pandeminë. Nuk po bëjmë asnjë pagesë edhe për hotelet tona ekskluzive që kemi firmosur. Kemi mbajtur rezervimet, por kemi shtyrë pagesat. Në Turqi kemi gjetur gjuhën me hotelierët që pagesat t’i bëjmë në maj” – thotë Agim Mehmeti nga “Albtours D”. Sipas tij, turizmi në vetvete dhe agjencitë në veçanti nuk janë ndihmuar nga paketa e qeverisë. Kjo paketë cilësohet afatshkurtër, ndërkohë që duhet të ishte menduar një mbështetje të paktën njëvjeçare.

Agjencitë, mes falimentimeve dhe largimeve nga puna, shitjet rënie drastike

Mbijetesa në një treg ku qarkullimi u ul në maksimum ishte e vështirë në vitin 2020. Shumë prej agjencive nuk mbijetuan dhe shpallën falimentimin, ndërsa të tjera kanë aplikuar shkurtime të shpenzimeve aty ku munden. Sipas operatorëve të tregut, një pjesë po punojnë nga shtëpia duke u shërbyer atyre pak klientëve që kanë, ndërsa të tjerë kanë bërë shkurtime stafi. Për Sava Bardhin, nga “Sava Tours”, largimi i stafit si mjet për të ulur shpenzimet nuk është parë i arsyeshëm, pasi investimi i bërë për ta me trajnime ndër vite ka qenë i madh dhe raste të tilla, pa largime punonjësish, janë të pakta.

“Shpenzimet, fatkeqësisht, janë të njëjtat dhe të ardhurat, gati zero. Burimet njerëzore, për pjesën më të madhe të agjencive janë reduktuar. Por, për shembull, në rastin tonë dhe shumë kompanive që njoh, stafi nuk është prekur nga kriza, sepse nuk është e thjeshtë të nxjerrësh në rrugë njerëz për të cilët ne si kompani kemi investuar në vite” – pohon ajo.

Qarkullimi i agjencive në vitin 2020 ra në mënyrë dramatike dhe shpresat për rikuperim në këtë vit mbeten të paqarta. Sytë janë te sezoni veror, që është edhe motori kryesor i shitjeve dhe përbën më shumë se gjysmën e volumit vjetor.

“Agjencitë turistike janë në një situatë shumë të vështirë. E, kur them të vështirë, kam parasysh që ne si ‘Albtours D’ e mbyllëm dhjetorin në limitet e 25-27% të volumit të një viti më parë. Rënia është 70%. Ne shpresojmë të hapim verën me destinacionet e çlodhjes dhe argëtimit, sepse zënë 65% të volumit që kanë agjencitë në rezervimet e tyre dhe kjo na shërben të dalim pak mbi ujë për vitin 2021. Sikur të bëjmë 50% të volumit të 2019-s do të jemi më mirë” shprehet Agim Mehmeti, nga “Albtours D”.

Deri para krizës agjencitë, turistike ishin në lulëzim

Deri në fund të vitit 2019, në vend kishte 1,259 agjenci turistike, sipas të dhënave të INSTAT. Numri i tyre ishte rritur me shpejtësi vitet e fundit pas interesit të shtuar turistik për Shqipërinë.

Në raport me vitin 2013, agjencitë turistike u shtuan me 53%, teksa dhe zgjeruan aktivitetin në shërbimet për turistët që vinin nga jashtë dhe atyre që udhëtonin brenda vendit. Shumë agjenci të reja filluan të ofronin guida turistike, kryesisht për në veri të vendit.

Për të njëjtën periudhë numri i të punësuarve u trefishua, duke arritur në rreth 3,500. Edhe të ardhurat e agjencive janë rritur ndjeshëm, por këtu ka ndikuar dhe për shkak të një ndryshimi në mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit që i detyronte të raportonin si të ardhur dhe vlerën e biletave, jo vetëm marzhin që ato mbanin. Në vitin 2019, Shqipërinë e vizituan një numër rekord të huajsh prej 6.2 milionë persona, me rritje mbi 20% me bazë vjetore.

Turqia, Egjipti dhe Dubai kthehen në trend, brenda vendit kryeson Korça dhe Pogradeci

Në vitin 2021, agjencitë mendojnë se Turqia dhe Egjipti do të jenë destinacionet kryesore ku do të ketë paketa aktive për rezervime, ndërsa situata me fqinjin tonë, Greqinë, mbetet e paqartë. Agjencitë turistike dhe strukturat holeliere në këtë vend nuk kanë asnjë komunikim duke mos dhënë data se kur do të rikthehen dhe hapin dyert.

Tendenca drejt Turqisë dhe Egjiptit nuk është krejtësisht e re. E para ka shërbyer tradicionalisht si një destinacion veror, me paketa ‘all inclusive’ (të gjitha të përfshira) ndërkohë që u bë edhe më i dashur gjatë shtatorit-tetorit e nëntorit kur ishte i vetmi vend ku mund të shkoje, pasi nuk kishte kufizime.

Egjipti, nga ana tjetër, që po e merr veten vit pas viti nga pasojat e “Pranverës Arabe”, është një tjetër paketë me konceptin ‘all inclusive’. Jeta Hoxha, nga “Union Travel”, pohon se destinacione si Dubai, Turqia, Egjipti u kthyen në trend, sepse klientët mund të udhëtojnë vetëm me testin dhe duke respektuar rregullat e Covid-it.
Lidhur me destinacionet trend brenda vendit, shqiptarët kanë zgjedhur Juglindjen.

“Shqipëria, siç e thashë dhe më lart, është destinacioni më i ri i shqiptarëve. Qytete si Korça, Pogradeci janë kthyer në trend dhe Veriu i Shqipërisë gjithashtu” – thotë Sava Bardhi. Ajo shton se shtrirja e kufizimeve globalisht i ka bërë agjencitë më kreative për paketat e ofruara dhe nuk kanë munguar as ato nga rajoni apo vende si Maldive.

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...