19 November 2026, 10:50
Nga E.d
Isa Myzyraj
TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve që, deputetët e Partisë Socialiste Agron Malaj dhe Briseida Çakërri kanë drejtuar ndaj gazetarit Isa Myzyraj, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Në reagimin e saj, AGSH dënon sjelljen e dy deputetëve, duke theksuar se gazetari po ushtronte detyrën e tij profesionale, teksa filmonte zhvillimet gjatë seancës parlamentare dhe raportonte mungesën e deputetëve në sallë.
Organizata e cilëson të papranueshme që gazetarët të përballen me fyerje, gjuhë intimiduese apo kërcënime nga përfaqësues të zgjedhur, për shkak të punës së tyre në dokumentimin dhe raportimin e aktivitetit parlamentar. Sipas AGSH-së, Kuvendi është një institucion publik dhe transparenca, llogaridhënia dhe liria e medias duhet të garantohen nga çdo përfaqësues politik.
Asociacioni thekson se çdo përpjekje për të frikësuar gazetarët apo për t'i penguar në ushtrimin e profesionit është e papranueshme në një institucion demokratik. Në përfundim, AGSH u bën thirrje deputetëve të respektojnë punën e gazetarëve, ndërsa i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të garantojë sigurinë e tyre dhe të mos tolerojë asnjë formë presioni apo intimidimi.
Reagimi
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë fyerjet dhe kërcënimet e dy deputetëve të PS Agron Malaj dhe Briseida Çakërri ndaj gazetarit të Report TV Isa Myzyraj në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, nga deputetë, teksa ai po ushtronte detyrën e tij duke filmuar në seancë ku tregonte që të zgjedhurit nuk ndodheshin në sallë. Është e papranueshme që gazetarët të përballen me gjuhë intimidimi, fyerje apo kërcënime nga përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve, për shkak të dokumentimit dhe raportimit të aktivitetit parlamentar.
Kuvendi është institucion publik dhe çdo deputet duhet të jetë i vetëdijshëm se transparenca, llogaridhënia dhe liria e medias janë pjesë thelbësore e demokracisë. Përpjekjet për të frikësuar gazetarët apo për t’i penguar ata në kryerjen e detyrës nuk kanë vend në një institucion demokratik.
AGSH u bën thirrje deputetëve të respektojnë gazetarët dhe ushtrimin e lirë të profesionit, ndërsa Kuvendit të Shqipërisë i kërkon të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të mos tolerojë asnjë formë intimidimi apo presioni ndaj tyre. Kërcënimi dhe fyerja nuk janë përgjigje ndaj raportimit. Gazetarët nuk duhet të frikësohen për të bërë punën e tyre./Dosja.al
AGSH
Aktualitet
19 November 2026, 10:33
E.d
Pamje
BELGJIKA- Gjashtë persona, mes tyre shtetas shqiptarë, janë arrestuar në Belgjikë në kuadër të një operacio...
Aktualitet
19 November 2026, 10:28
E.d
Erjon Vishkulli
TIRANA- Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur ...
Aktualitet
19 November 2026, 10:26
E.d
Pamje
KUÇOVA- Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, ndërsa vëllai i tij 40-vjeçar ësht&...
Aktualitet
19 November 2026, 10:22
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar paraditen e sotme në Institucionin e Ekzekutimi...
Aktualitet
19 November 2026, 10:20
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi tentoi të grabiste një...
Aktualitet
19 November 2026, 09:57
E.d
Vinçesk Piroli
LEZHA- Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, një prej tre...
Aktualitet
19 November 2026, 09:21
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani kanë ndërmarrë një nismë për t'i k&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 09:11
E.d
Pamje
KOSOVA- Një shtetas i Kosovës, i kërkuar nga drejtësia amerikane për vepra penale që lidhen me krimet kibernetike, ës...
Aktualitet
19 November 2026, 07:25
E.d
Foto ilustruse
Industria dhe tregtia me pakicë në Kosovë kanë shënuar rritje në disa prej treguesve kryesorë ekonomikë...
Aktualitet
19 November 2026, 07:22
E.d
Grafiku
Ambicia për t’u shkolluar i çon mijëra të rinj nga Shqipëria në universitete jashtë vendit. Në vitin 2...