LIVE UPDATES
Aktualitet

Industria dhe tregtia me pakicë rritin pagat në Kosovë, por punësimi mbetet prapa

Në anën tjetër, qarkullimi në sektorët e industrisë është rritur për 2.10 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

19 November 2026, 07:25 Nga E.d
Industria dhe tregtia me pakicë rritin pagat në Kosovë, por
Foto ilustruse

Industria dhe tregtia me pakicë në Kosovë kanë shënuar rritje në disa prej treguesve kryesorë ekonomikë gjatë muajit shtator të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Megjithatë, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës  tregojnë se rritja e fondit të pagave ka qenë dukshëm më e lartë sesa rritja e numrit të të punësuarve, si në industri, ashtu edhe në tregtinë me pakicë. Sipas ASK-së, fondi i pagave dhe mëditjeve në sektorët e industrisë është rritur për 14.87 për qind në shtator 2026, ndërsa numri i të punësuarve ka shënuar rritje prej vetëm 2.62 për qind. Në anën tjetër, qarkullimi në sektorët e industrisë është rritur për 2.10 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Sa i përket qarkullimit sipas aktiviteteve ekonomike, rritjen më të madhe e ka shënuar industria nxjerrëse, përkatësisht minierat dhe guroret, me 38.67 për qind. Rritje është regjistruar edhe në furnizimin me ujë, aktivitetet e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, me 8.25 për qind, si dhe në furnizimin me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me 6.96 për qind.

Ndërkaq, industria përpunuese ka shënuar rënie të qarkullimit prej 0.93 për qind. Në aspektin e punësimit, industria përpunuese ka pasur rritje prej 3.52 për qind, ndërsa sektori i furnizimit me ujë, menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave është rritur për 3.34 për qind. Në të kundërtën, numri i të punësuarve në industrinë nxjerrëse ka rënë për 10.14 për qind, ndërsa në furnizimin me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar është shënuar rënie prej 0.48 për qind.

Për dallim nga punësimi dhe qarkullimi, fondi i pagave në industri ka pasur rritje dukshëm më të madhe. Sipas ASK-së, industria përpunuese kryeson me rritje prej 20.08 për qind, e ndjekur nga furnizimi me ujë, menaxhimi dhe trajtimi i mbeturinave me 11.59 për qind, si dhe industria nxjerrëse me 5.34 për qind. I vetmi sektor me rënie të fondit të pagave në industri është furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ku është regjistruar ulje prej 1.37 për qind.

Rritje edhe më e madhe në tregtinë me pakicë

Një rritje më e theksuar është regjistruar në sektorin e tregtisë me pakicë, pa përfshirë tregtinë e automjeteve dhe motoçikletave. Sipas të dhënave të ASK-së, qarkullimi në këtë sektor është rritur për 11.91 për qind në shtator 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Rritjen më të madhe të qarkullimit e ka shënuar tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara, me 30.57 për qind. Pas saj renditet tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, me rritje prej 28.74 për qind.

Rritje të konsiderueshme është regjistruar edhe në tregtinë me pakicë të mallrave kulturore dhe të argëtimit, me 17.56 për qind, si dhe në shitjet jashtë dyqaneve, përfshirë tregtinë përmes postës dhe internetit, me 16.37 për qind.

Ndërkohë, qarkullimi në tregtinë me pakicë të pajisjeve informatike dhe të komunikimit është rritur për 10.31 për qind, në dyqanet jo të specializuara për 8.80 për qind, ndërsa tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara ka shënuar rritje prej 7.69 për qind. Përjashtim bën tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara, ku qarkullimi ka rënë për 12.80 për qind.

Edhe numri i të punësuarve në tregtinë me pakicë ka shënuar rritje, por dukshëm më të ulët sesa qarkullimi dhe fondi i pagave. Në shtator 2026, punësimi në këtë sektor është rritur për 4.39 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Sipas aktiviteteve ekonomike, rritjen më të madhe të punësimit e ka pasur tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, me 17.30 për qind. Pas saj vjen tregtia e mallrave kulturore dhe të argëtimit me 13.64 për qind, ndërsa tregtia e pajisjeve informatike dhe të komunikimit ka shënuar rritje prej 11.57 për qind.

Rritje të punësimit është regjistruar edhe në dyqanet jo të specializuara me 6.79 për qind, në shitjet përmes internetit dhe jashtë dyqaneve me 4.63 për qind, në tregtinë e mallrave të tjera me 4.32 për qind dhe në tregtinë e pajisjeve të tjera shtëpiake me 3.13 për qind. Megjithatë, në tregtinë me pakicë të karburantit për automjete është shënuar rënie e numrit të të punësuarve prej 13.27 për qind.

Fondi i pagave në tregti rritet mbi 21 për qind

Treguesi me rritjen më të madhe në tregtinë me pakicë është fondi i pagave dhe mëditjeve. Sipas ASK-së, ky fond është rritur për 21.46 për qind në shtator 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është regjistruar në tregtinë me pakicë të produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, ku fondi i pagave është rritur për 48.23 për qind.

Në tregtinë e mallrave kulturore dhe të argëtimit rritja ishte 42.76 për qind, ndërsa në tregtinë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit 27.77 për qind. Rritje të fondit të pagave ka pasur edhe në tregtinë e mallrave të tjera me 24.19 për qind, në pajisjet e tjera shtëpiake me 23.09 për qind, në dyqanet jo të specializuara me 20.87 për qind, si dhe në shitjet përmes internetit dhe jashtë dyqaneve me 15.14 për qind. Ndërkaq, tregtia me pakicë e karburantit për automjete është i vetmi aktivitet ku fondi i pagave ka shënuar rënie, për 0.63 për qind./Monitor

Kosovë punësimi Industria

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë