Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Akomodoi të ftuarit për një javë rresht dhe bëri dasmë! Italiani mashtron hotelin në Vlorë, largohet duke lënë si page
29 June 2021, 22:00Nga DOSJA
VLORË– Një qytetar italian ka kurorëzuar dashurinë e tij me nje shqiptare në një ceremoni martesore të cilën e ka zhvilluar në nje nga hotelet e qytetit bregdetar të Vlorës. Një javë rresht, italiani, emri i të cili nuk dihet, ka akomoduar të gjithë të ftuarit për dasmën e tij, në hotelin Regina.
Në fund, ai është larguar duke lënë si pagesë një çek fals, që është zbuluar më vonë nga stafi i hotelit. Në një postim në Facebook, në faqen zyrtare, hoteli ka denoncuar italianin për këtë mashtrim. Në status paralajmërohet kallëzimi në polici për mashtrimin e bërë. Gjithashtu, hoteli shkruan se kushdo që mund ta njohë, ta njoftojë italianin se mashtrimi i është zbuluar.
Statusi i plotë:
Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!
Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIBËR– Qytetarët në Dibër kanë denoncuar pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan një shqetësim. Bëhet fjalë për gjobat që u vendosen disa furgon...
LEZHË– Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në kabinën në lagjen “Nënë Tereza”. Për këtë arsye...
TIRANË– Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari u përball të martën më 29 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK ku gjatë seancës dëgj...
SHKODËR– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkuar sot në Shkodër ku ka nënshkruar një protokoll me Drejtorin e Përgjithshëm...
TIRANË– Janë publikuar rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore për vitin 2021. Edhe në këto provime nuk mungojnë ngelësat, ata q...
FIER– Të afërm, miq, të njohur e familjarë të familjes Gushi kanë dalë sot me postera duke kërkuar drejtësi për katër vitkimat e aksidentit tragjik që ndo...
SARANDË– Në “Stop” ka ardhur një denoncim nga Saranda. Romand Kuka është arrestuar para 2 vitesh dhe sot është ende në burg për faktin e vetëm se tra...
SHËNGJIN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësphet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin.Një ma...
BELSH– Dy automjete janë përplasur kokë më kokë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Mësohet se se nga ngjarja ka pasur vetë...