28 October 2026, 16:41
Nga E.M

BRAZIL- Kandidati presidencial brazilian, Flávio Bolsonaro, së bashku me familjen e tij, ka mbërritur në Miami të mërkurën, pasi u largua nga Brazili pas humbjes në zgjedhje.
Largimi i tij vjen pas 48 orësh tensionesh, gjatë të cilave Bolsonaro refuzoi të pranonte humbjen përballë presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, duke kërcënuar më pas se do të përpiqej të anulonte rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas autoritetit të migracionit të Argjentinës, Bolsonaro fillimisht u largua nga Brazili drejt Argjentinës dhe më pas udhëtoi drejt Ekuadorit, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Të hënën, administrata amerikane njoftoi se do t’i jepte viza atij dhe familjes së tij, ndërsa një ditë më vonë ata u nisën drejt Shteteve të Bashkuara.
Ky zhvillim rikthen në vëmendje edhe largimin e babait të tij, Jair Bolsonaro, i cili u zhvendos në Florida pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj Lula da Silvës, por u kthye në Brazil tre muaj më vonë.
Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, konsiderohet aleat i presidentit amerikan Donald Trump dhe kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë në muajin maj.
Largimi i tij nga Brazili vjen në një moment të tensionuar politik, pas kundërshtimit të rezultatit zgjedhor dhe kërcënimeve për ta vënë atë në pikëpyetje./Dosja.al
Flávio Bolsonaro
Bota
28 October 2026, 16:32
E.M
SPANJË- 68 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, më 28 t...
Bota
28 October 2026, 16:27
E. D
Benjamin Netanyahu, Gandhi Eisenkot
IZRAEL- Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë prodhuar një rezultat të paqartë, duke e futur...
Bota
28 October 2026, 16:24
E.M
SHBA- David Custodio, Shefi i policisë së Guatemalës dhe zëvendësi i tij, Esvin Kitche, janë shkarkuar nga detyra pas vrasjes s&e...
Bota
28 October 2026, 15:26
E.M
SPANJË- Një përplasje hekurudhore ka tronditur Spanjën për shkak të shpejtësisë së lartë të dy trenave d...
Bota
28 October 2026, 15:00
G.M
pamje
JEMEN- Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore në provincën ...
Bota
28 October 2026, 14:20
G.M
Emmanuel Macron
SPANJË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur solidaritetin e Francës me Spanjën pas përplasjes së dy trenav...
Bota
28 October 2026, 14:10
G.M
pamje
SPANJË- Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy ...
Bota
28 October 2026, 13:40
G.M
Përpasja e dy trenave të shpejtë afër Toledos në Spanjë.
Të paktën 30 persona kanë vdekur pasi dy trena të s...
Bota
28 October 2026, 13:27
G.M
Dokumente të ndryshme që u gjetën në një shtëpi në Veternik më 2025, që sipas autoriteteve shërbeu si laborat...
Bota
28 October 2026, 12:46
E.d
Pamje
Në zgjedhjet parlamentare në Izrael, sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të rreth gjysmës së votave, blloku k...