4 September 2026, 21:49
Nga E. D
Abigel Laçi
AUSTRI- Një krim makabër ka ndodhur mesditën e së enjtes në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. E reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj.
Sipas mediave të huaja, policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra. Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i mbuluar me gjak.
Fillimisht autoritetet thanë se i riu kishte lidhje familjare me viktimën. Më pas u bë e ditur se bëhej fjalë për vëllain e partnerit të Abigel Laçit. Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se 23-vjeçari ka shkuar i vetëm në apartament dhe ka hyrë me forcë. Në atë moment, Abigel ndodhej e vetme në banesë, pasi partneri i saj nuk ishte aty.
Hetuesit dyshojnë se çekiçi është përdorur si mjet në kryerjen e krimit. Për shkak të hetimit në vijim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e ngjarjes. I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen apo motivin e mundshëm. Ai po hetohet për dyshimin e vrasjes. Ndërkohë, është kryer autopsia e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë nga specialistët të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes./Dosja.al
abigel laçi austri
Aktualitet
4 September 2026, 21:40
E. D
pa,mje nga protesta
POLIÇAN- Banorët e Poliçanit janë ngritur sërish në protestë kundër reformës ter...
Aktualitet
4 September 2026, 21:20
I.A
Protestat
TIRANË- SAZAN Coast, kompania e lidhur me projektin e Jared Kushner në Shqipëri, ka reaguar lidhur me mbylljen e dhjetëra llo...
Aktualitet
4 September 2026, 21:33
E. D
pamjet
HIMARË- Zjarri në Himarë ka marrë përmasa masive, pasi ka përparuar me shpejtësi dhe ka përfshir&e...
Aktualitet
4 September 2026, 21:24
E. D
pamjet
HIMARË- Situata e zjarrit është përkeqësuar në Himarë, pasi raportohet se flakët u janë afruar ban...
Aktualitet
4 September 2026, 21:19
E. D
pamjet
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të k...
Aktualitet
4 September 2026, 21:16
E. D
TIRANË- Aktivisti Edison Lika tha se kryeministri Edi Rama është një i “burgosur” në kryeministri, dhe se ai nuk mund t&e...
Aktualitet
4 September 2026, 21:03
E. D
VELIPOJË- Një zjarr në një hotel në Velipojë ka alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës. Raportohet se kati i ...
Aktualitet
4 September 2026, 20:38
E. D
HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte pranë bypass-it të ...
Aktualitet
4 September 2026, 20:26
E.d
Arvina Lleshi
TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi foli sot në protestën e 97-të qytetare kundër qeverisë Rama, pas lirimit t&eum...
Aktualitet
4 September 2026, 20:15
E. D
pamjet
GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë zonën pyjore në hyrje të fshatit Picar, duke krijuar rrezik për për...