21 June 2022, 09:34
Nga A.B
Prokuroria e Tiranes
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim katër persona në Tiranë. Prokuroria pranë gjykates së shkallës së parë në Tiranë dërgoi për gjykim aministratorin dhe 3 ish aksionerët e 'Neku' SH.P.K. Rrahim Dedja, Adnan Halili dhe Alfred Kurti, janë biznesmenët të cilët dyshohet se kanë fshehur pasurinë e tyre prej 260 milionë lekësh të reja, duke u akuzuar për veprën penale 'Fshehje të pasurisë'. Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera mbi veprimtarinë e kompanisë “Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja, ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ‘Fshehjes së të Ardhurave’ katër shtetas, administratorin dhe ish aksionerët e Shoqërisë ‘Neku’ Sh.p.k. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.8822 të vitit 2021, për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka rezultuar e provuar që subjekti “Neku’’ Sh.p.k. me Nipt L01405006G, me administrator shtetasin A. K., si dhe ish aksionerët e kësaj shoqërie shtetasit: Rr. D., A. H. dhe R. L., me aktivitet “Tregëtia me shumicë e mineraleve metalike dhe e metaleve”, me adresë ushtrimi të aktiviteti Rruga Pazari, Terminali Bulqizë, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180 të Kodit Penal. Objekt i hetimit janë veprimtaria e subjektit “Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja duke mos i deklaruar dhe shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore. Për këtë arsye nga Prokurori Bledar Valikaj janë marrë të pandehur subjekti ekonomik dhe shtetasit e mësipërm për veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga Neni 180/3 i Kodit Penal dhe çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.’
Rrahim Dedja është emër i njohur për drejtësinë, kjo pasi ai është marrë në pyetje si i dyshuar pas vrasjes së Iljaz Çalit në autostradëb Tiranë-Durrës, në prill të këtij viti.
fshehje pasurie prokuroria e tiranes rrahim dedja adnan halili alfred kurti
Aktualitet
21 June 2022, 09:31
F.M
TIRANË- Një 46-vjeçar i identifikuar si Vitor Kaci, banues në Lezhë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap...
Aktualitet
21 June 2022, 09:17
F.M
Arrestimi i dy të rinjve në Himarë
VLORË- Tomorr Termkolli 31 vjeç dhe Endrit Kastrati 25 vjeç, të dy banues në...
Aktualitet
21 June 2022, 09:17
F.M
Zjarri në Astir
TIRANË- Zjarri që dogji katër makina dhe la tetë persona të plagosur në Astir dyshohet se ka qenë i...
Aktualitet
21 June 2022, 09:10
F.M
LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mëng...
Aktualitet
21 June 2022, 08:59
A.B
Osteoartriti (OA) është një çrregullim kronik degjenerativ që aktualisht përfaqëson një nga shkaqet kryesore të...
Aktualitet
21 June 2022, 08:27
SHBA- Sot në ditën botërore të refugjatëve, Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se në Shqip&e...
Aktualitet
21 June 2022, 08:20
A.B
Sunny Hill
Debatet e këtyre ditëve mbi zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, janë përqen...
Aktualitet
21 June 2022, 08:14
A.B
Zjarrefikesit ne Astir
TIRANË- Ky është momenti kur forcat zjarrëfikëse të cilat luftuan me zjarrin për disa orën, ...
Aktualitet
21 June 2022, 08:06
A.B
Foto ilustruese
PËRMET- Trupi i pajetë i Agim Pelushit është gjetur mëngjesin e sotëm në lumin Vjosa. 55-vjeçari,...
Aktualitet
21 June 2022, 07:39
A.B
Banesa ne flake
TIRANË- Tym dhe mjegull brenda banesës. Kjo ishte pamja e një prej familjeve në zonën e Astirit, e cila u për...