9 November 2025, 10:37
Nga E.d
Luana Myrto
TIRANË- Transgjinorja, Luana Myrto ka deklaruar se është përdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, gjatë adoleshencës së saj. Gjatë emisionit “Review” në Euronews Albania, Myrto u shpreh se gjatë kohës kur ishte 14 vjeç, përfaqësues nga komuniteti LGBT+, e larguan nga familja. Ajo tha se fillimisht ata i kishin premtuar se do ta ndihmoni ekonmikisht.
“Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë dhe më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër! Më çuan te streha e LGBT-së. Më pas filluan kërcënimet dhe presioni që të gënjeja, të thosha se babai më rrihte, gjë që nuk ishte e vërtetë,” tha Myrto.
Myrto tha se ata e kanë kërcënuar, manipuluar dhe e keqpërdorur. Kjo pasi përfaqësues të këtij komuniteti i kishin premtuar kushte më të mira jetese, ndërkohë që sipas saj ata nuk i kishin mundësuar asgjë.
“Na premtonin që do na blinin telefon, që do na siguronin kushte më të mira, por as rroba të përdorura nuk na jepnin! Më lanë në mëshirë të fatit dhe nëse do kisha qëndruar atje, do shkoja drejt prostitucionit, ashtu siç kanë bërë me shumë të tjera,” shtoi ajo.
Myrto deklaroi se përfaqësues të këtij komuniteti përfitojnë shuma të mëdha financiare në emër të tij, por nuk ngrejnë asnjë institucion real, që të ndihmojë njerëzit që janë vërtet në nevojë. Në fund, ajo tha se ky grup përdor njerëz të caktuar, për përfitime ekonomike e politike.
“Ata marrin miliarda në emër të mbrojtjes së komunitetit, por nuk ngrejnë asnjë institucion real që të ndihmojë njerëzit që janë vërtet në nevojë. Këta njerëz duhet të jenë pas hekurave,” përfundoi Myrto./Dosja.al
lgbt+ luana myrto akuza
Aktualitet
9 November 2025, 19:46
M.L
Foto ilustruese
KAVAJË- Një aksident me pasoja fatale u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Sinaballaj, në aksin Peqin – ...
Aktualitet
9 November 2025, 18:40
E.d
Foto ilustruse
SARANDË- Saranda është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje të dendu...
Aktualitet
9 November 2025, 17:56
M.L
Qendra e votimit në errësirë
VLORA- Pak minuta para mbylljes së qendrave të votimit, Vlorës i ndërpriten dritat, duke e ...
Aktualitet
9 November 2025, 17:09
M.L
Pronari
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndal...
Aktualitet
9 November 2025, 15:36
M.L
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përp...
Aktualitet
9 November 2025, 14:16
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur dy persona në kërkim. Ata janë shpallur në kërkim nga polica, p...
Aktualitet
9 November 2025, 13:59
E. D
Arvjo Fishta
SHKODËR- Personi që shihni në foto është Arvjo Fishta, punonjës i internetit në Shkodër që n...
Aktualitet
9 November 2025, 13:58
E.d
Foto ilustruse
TEPELENË- Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Tepelenë. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi...
Aktualitet
9 November 2025, 13:45
E. D
cifti
VLORË- Artisti vlonjat Ylli Meçaj, i cili njihet për krijimin e figurës simbolike të plakut të Vlorës Ismail Bej...
Aktualitet
9 November 2025, 12:44
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Djali Elvirës vuan nga autizmi. Por për përfituar shërbime, mbështetje dhe statusin e aftësis&e...