LIVE UPDATES
Aktualitet

18 familje në Laç jetojnë me frikë në pallatin me nivel dëmi DS4! Kolonat mbajtëse janë të shkëputura

Ata i janë drejtuar emisionit Fiks Fare, pasi Bashkia e Kurbinit nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre, lidhur me rregullimin e pallatit.

30 December 2024, 20:59 Nga ZH.LL

18 familje në Laç jetojnë me frikë në pallatin me

LAÇ- Pesë vite nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019’ës ,18 familje të pallatit 136 në Laç vazhdojnë të jetojnë me frikë në pallatin e  dëmtuar nga tërmeti i kalsifikuar me nivel dëmtimi DS4 .

Ata i janë drejtuar emisionit Fiks Fare, pasi Bashkia e Kurbinit nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre, lidhur me rregullimin e pallatit. Ose në të shumtën e rasteve, u është thënë se nuk ka fonde. Ndërkohë që fondi është lëvruar në vlerën 19 milion lekë.

Me këtë rast grupi i xhirimit të Fiks Fare ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit për të parë nga afër gjendjen e pallatit 136.

Banorët të cilët vazhdojnë të jetojnë aty, thonë se deri para pesë vitesh në këtë pallat jetonin 18 familje, por që nga dëmtimi i tij nga tërmeti në këtë pallat jetojnë vetëm pak nga to. Arsyeja është se disa nga apartamentet janë të pabanueshme , sepse kolonat dhe shtyllat që e mbajnë objektin janë të shkëputura njëra nga tjetra. ” Mjafton të fryjë një erë e fortë dhe pallati lëkundet” shprehen banorët. Një gjë mjaft shqetësuese për ta ishte edhe ndërprerja e bonuseve të qirave  prej dy vitesh, bonuse këto të cilat i takonin çdo familjeje të prekur nga tërmeti, derisa në përfundomin e rikonstruksionit  të pallatit.

Banorët tregojnë  se para 1 muaji kishte qenë një kompani e cila kishte vendosur skelat për rreth mureve të pallatit. Kompania  kishte filluar të bënte vetëm suvatimin e plasaritjeve që duken nga jashtë. Përsa i përket shtyllave të dëmtuara e kolonave kryesore të pallatit nuk bënë asnjë ndërhyrje. e për më teper firma pohojnë banorët punoi vetëm 1 ditë.

Fiks Fare  në lidhje me këtë ankesë të banorëve u drejtua tek Drejtoria e Planifikimit ,Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë së Kurbinit për të mësuar mbi arsyet e mos ndërhyrjes në pallatit Nr. 136 me nivel dëmtimi DS4.

Në përgjigjen e saj, kjo drejtori sqaron se arsyeja e vonesës së fillimit të punimeve në pallatin 136, është pozicionimi i tij midis 2 objekteve të tjera, pasi pronarët e kateve të para  kanë penguar ndërhyrjen në këto ambiente.

Ky pallat, sipas bashkisë, i është nënshtruar analizës së thelluar nga Instituti i Ndërtimit, i cili ka hartuar edhe projektin për përforcimin e tij.

Gjithashtu Bashkia Kurbin sqaron në përgjigjen e saj se bonusi i qirasë për këta banorë është ndërprerë, pasi Ministria e Financave ndërpreu subvencionet për qiratë e personave të dëmtuar nga tërmeti i 2019. Për këtë arsye bashkia u ka hequr bonusin që nga prilli i vitit 2023. Ndërkohë që po kjo bashki pohon se është lëvruar fondi për përforcimin e pallatit në vlerën 19 milionë lekë,pa tvsh. Por punimet ende s’kanë filluar.

Vetëm dy ditë pas interesimit të Fiks Fare në Bashkinë e Kurbinit, kjo e fundit filloi punimet  për përforcimin e kolonave të pallatit. Këto punimet do të zhvillohen në dy faza , faza e parë – përforcimi i kolonave të dëmtuara dhe suvatimi i pallatit , dhe faza e dytë ndërhyrja për brenda pallatit për rinovimin dhe përforcimin e koridoreve dhe apartamenteve të dëmtuara./ Top Channel

lac

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...