LIVE UPDATES
Aktualitet

2.5 miliardë paund në vit/ Bandat shqiptare zgjerojnë “biznesin” e kanabisit në Britani, ofrojnë shërbim të plotë për shtëpitë e barit

GB News thekson se reklamat në rrjetet sociale i drejtohen drejtpërdrejt komunitetit shqiptar në Britani, që numëron rreth 150 mijë persona.

13 August 2026, 11:30 Nga E.d

2.5 miliardë paund në vit/ Bandat shqiptare zgjerojnë

BRITANI E MADHE - Bandat kriminale shqiptare kanë ngritur një shërbim të ri në Angli, duke ofruar ndërtimin dhe funksionalizimin e shtëpive të paligjshme të kanabisit në banesa. Media e huaj GB News, i ka kushtuar një artikull pikërisht këtij fenomeni, duke theksuar se ata reklamojnë shërbimet e tyre në rrjetet sociale, ndërsa  ofrojnë edhe çmontimin e saj pas përfundimit të kultivimit.

GB News thekson se reklamat në rrjetet sociale i drejtohen drejtpërdrejt komunitetit shqiptar në Britani, që numëron rreth 150 mijë persona. Sipas medias britanike, grupet kriminale po sigurojnë fidanët, pajisjet hidroponike, llambat e ngrohjes dhe sistemet e ujitjes, ndërsa brenda pak orësh përshtatin ambiente të tëra për kultivimin e kanabisit.

Ajo shkruan se bandat kriminale shqiptare tashmë kontrollojnë pjesën dërrmuese të aktivitetit kriminal të lidhur me kanabisin në Britani, duke marrë gradualisht kontrollin e këtij tregu nga grupet kriminale vietnameze gjatë dekadës së fundit.

Si rezultat, aktiviteti kriminal i lidhur me kanabisin konsiderohet një nga faktorët që ushqen një pjesë të madhe të dhunës mes bandave në rrugët britanike, ndërsa grupet kriminale luftojnë për të marrë një pjesë sa më të madhe të këtij tregu të paligjshëm.

Artikulli i plotë nga GB NEWS

GB News ka zbuluar shërbimin e ri të hapur të bandave kriminale shqiptare, të cilat ofrojnë ngritjen e fermave të paligjshme të kanabisit në shtëpi në të gjithë Britaninë e Madhe. Bandat tashmë reklamohen në rrjetet sociale, duke ofruar një “shërbim të plotë” për ndërtimin dhe funksionalizimin e ambienteve ku kultivohet kanabisi. Duke u paraqitur si kompani të ligjshme ndërtimi, grupet kriminale mbërrijnë me furgona të mbushur me fidanë kanabisi, pajisje hidroponike dhe llamba ngrohëse.

Brenda pak orësh nga mbërritja në një banesë, këto ekipe kriminale mund të shndërrojnë dhoma të tëra në ambiente për kultivimin e kanabisit. GB Neës ka siguruar disa video që tregojnë në veprim këtë aktivitet të ri kriminal, të organizuar në mënyrë profesionale.

Bandat modifikojnë instalimet elektrike të banesës për të furnizuar llambat e shumta të ngrohjes dhe sistemin e ujitjes që nevojiten për kultivimin e bimëve. Ato madje izolojnë edhe ndërtesën, duke veshur dhomat me materiale reflektuese për të mbajtur nxehtësinë brenda dhe për ta bërë më të vështirë zbulimin nga helikopterët dhe dronët e policisë, të cilët mund të identifikojnë humbjen karakteristike të nxehtësisë përmes çative të ndërtesave ku kultivohet kanabisi.

Video të tjera shqetësuese tregojnë se bandat vendosin hekura në dritare dhe dyer, si për të mbrojtur fermat e kanabisit nga grabitjet e grupeve rivale, ashtu edhe për të penguar policinë në rast të një kontrolli apo bastisjeje. Pasi bimët rriten plotësisht, korren dhe shiten, bandat ofrojnë madje edhe shërbim pastrimi: çmontojnë fermën, boshatisin dhomat dhe e kthejnë banesën në gjendjen e saj normale.

Një burim nga bota e krimit të organizuar i tha GB News: “Kjo është jashtëzakonisht e hapur. Bandat kriminale janë bërë shumë më të sofistikuara.”

Sipas tij, personat që tundohen të hyjnë në botën e drogës nuk kanë më nevojë për njohuri të specializuara.

“Mjafton t'u japësh bandave një pjesë të fitimeve dhe ato të sigurojnë gjithçka që të nevojitet, nga bimët dhe vazot deri te llambat e ngrohjes.”

GB News kupton se reklamat në rrjetet sociale u drejtohen drejtpërdrejt komunitetit shqiptar në Britani, që numëron rreth 150 mijë persona.

Sipas raportimit, bandat kriminale shqiptare tashmë kontrollojnë pjesën dërrmuese të aktivitetit kriminal të lidhur me kanabisin në Britani, duke marrë gradualisht kontrollin e këtij tregu nga grupet kriminale vietnameze gjatë dekadës së fundit. Tregtia e paligjshme e kanabisit është jashtëzakonisht e madhe dhe vlerësohet në më shumë se 2.5 miliardë paund në vit.

Për shpërndarësit në nivel rruge, tregtia e kanabisit mund të jetë madje më fitimprurëse sesa shitja e drogave të kategorisë A, si kokaina. Si rezultat, aktiviteti kriminal i lidhur me kanabisin konsiderohet një nga faktorët që ushqen një pjesë të madhe të dhunës mes bandave në rrugët britanike, ndërsa grupet kriminale luftojnë për të marrë një pjesë sa më të madhe të këtij tregu të paligjshëm./Dosja.al

angli banda shqiptare kanabis

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin