Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
40 ditë protesta para Kryeministrisë, fëmijët bëhen pjesë e tubimeve me hapësirën e dedikuar enkas për ta
Në protestën e 39-të të zhvilluar një ditë më parë, vëmendjen e kanë tërhequr sërish fëmijët, të cilët kanë qenë pjesë e tubimeve që nga nisja e tyre. Për ta, në bulevard është krijuar një hapësirë e posaçme ku mund të luajnë, të vizatojnë dhe të shprehin krijimtarinë e tyre përmes aktiviteteve artistike.
9 July 2026, 10:48Nga G.M
Pamje
TIRANË- Protestat kundër qeverisë vijojnë prej 40 ditësh tashmë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kabinetit të tij. Tubimet e përditshme kanë mbledhur pjesëmarrës të shumtë, ndërsa kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara.
Në protestën e 39-të të zhvilluar një ditë më parë, vëmendjen e kanë tërhequr sërish fëmijët, të cilët kanë qenë pjesë e tubimeve që nga nisja e tyre. Për ta, në bulevard është krijuar një hapësirë e posaçme ku mund të luajnë, të vizatojnë dhe të shprehin krijimtarinë e tyre.
Ndërsa fëmijët qëndrojnë në këtë zonë të dedikuar, të rinjtë dhe familjarët vijojnë protestën para Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe përgjigje ndaj kërkesave të tyre./Dosja.al