9 July 2022, 18:08
Nga F.M
Kardhiq-Delvinë
TIRANË- Policia Rrugore ka pezulluar 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar përgjatë 48 orëve të fundit në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pesë masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit. Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq–Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.
NJOFTIMI:
Përgjatë 48 orëve të fundit, 20 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h. 95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit. Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”. Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”. Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë, zbatimi i tyre është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë. Policia Rrugore nuk ka për qëllim shtimin numrit të masave administrative, por ka për qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në destinacion arrin i sigurtë në rast se zbaton rregullat e qarkullmit. Monitorimi vijon në të gjitha rrugët e vendit.
policia rrugore kardhiq-delvinë
Aktualitet
9 July 2022, 18:03
F.M
Majori Ermal Dinoshi
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka firmosur shkarkimin nga detyra të Majorit shqiptar Ermal Dinoshi, i cili u vu në pran...
Aktualitet
9 July 2022, 17:54
F.M
Varrezat, Tufinë
TIRANË- Në skemën korruptive, ku sekserët takonin njerëzit që donin të varrosnin dikë apo rez...
Aktualitet
9 July 2022, 17:22
F.M
Covid-19
TIRANË- Ekspertët kanë zbuluar një nënvariant të ri të koronavirusit që po qarkullon në mënyr&eu...
Aktualitet
9 July 2022, 17:08
F.M
Aksident, Tiranë
TIRANË- Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, mësohet se një m...
Aktualitet
9 July 2022, 16:55
F.M
Vendi ku vdiq shqiptari në Itali
ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një tokë bujqës...
Aktualitet
9 July 2022, 16:52
F.M
Infektivi
SHQIPËRI- Numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri vijon të mbetet i lartë. Në bilancin e publikuar nga Min...
Aktualitet
9 July 2022, 15:42
F.M
Majori Ermal Dinoshi
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze, pas arrestimit t&...
Aktualitet
9 July 2022, 15:39
F.M
Majori Ermal Dinoshi
TIRANË- Majori Ermal Dinoshi i cili është vënë në pranga në Holandë dhe po hetohet për ng...
Aktualitet
9 July 2022, 15:27
F.M
Majori Ermal Dinoshi
HOLANDË- Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje është vënë në pranga nga autorite...
Aktualitet
9 July 2022, 15:20
e.k
Gledis Nano gjatë takimit me përfaqësues të përfaqësues të shërbimit të psikologëve në Policinë e ...