22 March 2025, 12:08
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Gjykata ka lënë në burg Aleksandër Krrashin, shoferin e betonieres në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj, që fatkeqësisht humbën jetën. Për Aleksandër Krrashi u caktua masën “burg pa afat”, ndërsa kushëriri i tij Valentin krrashi u la në qeli për veprën penale përkrahje e autorit krimit, pasi largoi 24-vjeçarin nga vendngjarja. Gjithashtu u caktua detyrim paraqitje për Danjel Koxhajn, 34 vjeçarin me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi.
Dinamika e aksidentit
Ngjarja ka ndodhur më 19 mars rreth orës 23:50 në Fushë-Prezë. Nga ky aksident tragjik humbën jetën 4 të rinj të moshës 20-25 vjeç. Viktimat janë identifikuar si Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti. Sipas informacioneve, pranë vendit ku ndodhi ngjarja gjendet pika e betonit dhe betonieria me të cilën u përplas automjeti sapo kishte dalë në rrugë.
Automjeti tip "Benz" me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë ka qenë në lëvizje teska ka ardhur nga pas dhe e ka goditur betonieren. "Benz-i" ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që për fat të keq u dogjën brenda makinës. Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia.
Automjeti tip "Benz" ka qenë me impiant benzinë-gaz, që mendohet të jetë edhe shkaku i shpërthimit të zjarrit menjëherë pas përplasjes. Një detaj tjetër që mund të ketë ndikuar në aksident, është edhe fakti se rruga nuk ishte e ndriçuar.
Sipas informacioneve, ka qenë një patrullë policie ajo që ka konstatuar aksidentin duke njoftuar zjarrëfikësen e Fushë-Krujës, e cila e ka pasur të pamundur shuarjen e flakëve dhe më pas është kërkuar dhe ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana.
akisidenti ne fush-preze
Aktualitet
22 March 2025, 11:44
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim p&eum...
Aktualitet
22 March 2025, 11:20
r.ll
banoret e tragjasit
VLORË- Banorët e Tragjasit po protestojnë sërish ditën e sotme kundër projektin e ujësjell&eum...
Aktualitet
22 March 2025, 11:16
E. D
pamje nga protesta
KUKËS- Banorët e Lagjes së Re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për afro 30 minuta hyrjen e rru...
Aktualitet
22 March 2025, 11:06
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Cazino” të zvilluar në Kor&c...
Aktualitet
22 March 2025, 10:55
r.ll
kryegjyshi botëror i bektashinjve
TIRANË- Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka uruar sot të gjithë be...
Aktualitet
22 March 2025, 10:25
E. D
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili dhunoi brutalisht një çift të moshuaris...
Aktualitet
22 March 2025, 08:30
r.ll
kryegjyshata e bektashinjve
TIRANË- Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhi...
Aktualitet
22 March 2025, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Humbja e konkurrueshmërisë, e ndikuar nga shtimi i kostove, po detyron disa prodhues shqiptarë që graduali...
Aktualitet
22 March 2025, 07:19
r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndan në një intervistë të posa...
Aktualitet
22 March 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Fundjava nis me mot të kthjellët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë dit...