4 March 2026, 11:42
Nga D.S
Flori Topalli
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur tre ditë më parë, në Siçili të Italisë ku humbi jetën një i ri u plagosën gjashtë të tjerë. Sipas SiciliaWeb, aksidenti mes një automjeti dhe një kamioni që transportonte fruta-perime ndodhi në autostradën Naro–Camastra, në orët e para të mëngjesit të 1 marsit.
Për pasojë, humbi jetën 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli, emigrant në Itali. Mësohet se, familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë financiare për të transportuar trupin drejt Shqipërisë për ceremoninë mortore. Në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi 39-vjeçar i makinës ku udhëtonte viktima.
Ai fillimisht u dërgua në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por më pas u transferua në Villa Sofia Hospital në Palermo për trajtim më të specializuar. Gjashtë të plagosurit janë gjithashtu shqiptarë dhe po marrin trajtim në spitalet e Canicattì dhe Agrigento dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë të moshës nga 24 deri në 39 vjeç dhe kishin mbërritur së fundmi në Itali, ku punonin në sektorin e bujqësisë sezonale.
'Një kamion përplaset me një makinë që transportonte pesë punëtorë, duke vrarë një djalë. Një nga pesë të plagosurit është në gjendje kritike. NARO (AGRIGENTO) - 24-vjeçari Flori Topalli vdiq dhe pesë persona të tjerë u plagosën në një aksident në orën 4:45 të mëngjesit në rrugën shtetërore 410 "Di Naro" në provincën e Agrigentos. Një makinë që transportonte pesë punëtorë shqiptarë dhe një kamion i ngarkuar me fruta që po shkonte në Canicattì u përfshinë. Shoferi i makinës është në gjendje kritike . Rruga u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet',shkruhet në median italiane./Dosja.al
flori topalli
Aktualitet
4 March 2026, 11:07
D.S
Policia e Durrësit
DURRËS- Një person ka denoncuar bashkëshorten e tij në policinë e Durrësit. Sipas njoftimit t&eu...
Aktualitet
4 March 2026, 10:22
D.S
Diber
DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar Klodian Llomi (Mazari), i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale...
Aktualitet
4 March 2026, 10:07
D.S
TIRANË- Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dyshohet se dhunoi në ambientet e Inspektoratit Kombëtar t&eu...
Aktualitet
4 March 2026, 09:31
D.S
Shqiponjat
PESHKOPI- Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një...
Aktualitet
4 March 2026, 09:17
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë është goditur në ambientet e zyrës nga k...
Aktualitet
4 March 2026, 07:49
D.S
Foto ilustruese
Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëherë pas nisjes së konfliktit në Lin...
Aktualitet
4 March 2026, 07:47
D.S
Foto ilustruese
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. ...
Aktualitet
4 March 2026, 07:45
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...
Aktualitet
3 March 2026, 21:06
E. D
Gjatë emisionit “Në Shënjestër” u zbuluan detaje nga dosja hetimore e SPAK, ku sipas hetimit, është parë më...
Aktualitet
3 March 2026, 20:33
E. D
Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacion...