16 October 2022, 09:05
Nga I.A
Foto ilustruese
VLORË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se nga operacioni i policisë së Vlorës së bashku me forcat Shqiponja për lojërat e fatit në pranga kanë rënë 3 persona me emrat Olsi Llanaj, Nertil Llanaj dhe Eduart Veizaj. Ndërkohë që Xhimi Llanaj është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe mbikëqyrësi i kompjuterave që shërbenin për lojëra fati. Shpallet në kërkim pronari i lokalit të vendosur në dispozicion për këtë veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen 4 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbenin për lojëra fati. Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar “Jackpot”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: – Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll. Gjithashtu po në ambientet e këtij lokali, shtetasit N. Ll., dhe E. V. u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
olsi llanaj nertil llanaj eduart veizaj xhimi llanaj
Aktualitet
16 October 2022, 07:36
I.A
Foto ilustruese
ANGLI- Qeveria britanike ka paguar 1.2 milion £ në vitin e kaluar për përkthyesit e shqiptarëve t&eu...
Aktualitet
16 October 2022, 07:15
I.A
Moti
TIRANË- Vendi ynë parashikohet të përfshihet nga kushte e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin p&eu...
Aktualitet
15 October 2022, 23:28
F.M
Emigrantë
TIRANË- E ashtuquajtura rrugë ballkanike vijon të jetë problematike dhe ka ringjallur shqetësimin e vendev t&...
Aktualitet
15 October 2022, 23:04
F.M
Vendi ku ndodhi masakra e Klosit
TIRANË- Dëshmia e adoleshentes nga Klosi, ngacmimi i të cilës solli masakrën me tre të vdeku...
Aktualitet
15 October 2022, 22:13
F.M
FNSH në Vlorë
VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë rikthyer në qytetin bregdetar të Vlorës! Kë...
Aktualitet
15 October 2022, 20:33
F.M
Policia
VLORË- Tetë persona janë vënë në pranga dhe 57 leje qarkullimi janë pezulluar në vetëm një jav&eu...
Aktualitet
15 October 2022, 20:00
F.M
Aksident në Elbasan
ELBASAN- Shtatë automjete janë përplasur në tunelin e Krrabës në Elbasan. Mësohet se si pasoj&e...
Aktualitet
15 October 2022, 19:24
F.M
TIRANË- Disa persona raportohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin aksin rrugor Elbasan-...
Aktualitet
15 October 2022, 19:22
F.M
Foto Ilustruese
ITALI- Dy persona, një shqiptar dhe një italian janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar nj&eum...
Aktualitet
15 October 2022, 19:07
Foto Ilustruese
TIRANË- Një patrullë policie ishte vendosur në rrugën "7 marsi" në Tiranë. Ishte një nga ditët...