29 January 2025, 17:34
Nga M.B
Enver Hadri
BELGJIKA- Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me burgim të përjetshëm për Veselin Vukotiç dhe Andrija Drashkoviç, të cilët akuzohen për vrasjen e aktivistit kosovar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri. Hadri u vra në Bruksel para 35 vjetësh.
Gjykata ka konstatuar se Hadri ishte vrarë me urdhër të Shërbimit të zbulimit të ish- Jugosllavisë. Këtë e ka bërë të ditur familja Hadri e cila për shumë vite ka kërkuar drejtësi para gjykatave të Belgjikës për vrasjen e Enverit. Fajësia e Vukotiç dhe Drashkoviç ishte konfirmuar nga juria të martën ndërsa dënimi u shpall të mërkurën.
Juria këto vendime i ka marrë pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shqyrtimit të provave që kishet paraqitur prokuroria por edhe avokatët e mbrojtjes. Veselin Vukotiç dhe Andrija Drashkoviç, së bashku me Bozhidar Spasiç, ishin dënuar edhe në vitin 2016 me burgim të përjetshëm por dy të palët ishin ankuar prandaj edhe ishte përseritur gjykimi.
Bozhidar Spasiç, zyrtar i lartë i Shërbimit të zbulimit nga Beogradi, nuk është ankuar, që do të thotë se dënimi me burgim të përjetshëm për të mbetet në fuqi. Të dënuarit ndodhen në Serbi dhe gjykimi në Bruksel është zhvilluar në mungesë. Enver Hadri u vra më 15 shkurt të vitit 1990 në Bruksel nga të shtënat nga një makinë.
Hetimet e kryera, ndërkohë, sollën përfundimin se vrasja ishte bërë me motive politike, e organizuar nga shërbimet jugosllave dhe me mbështetje logjistike nga nëntoka e Beogradit. Enver Hadri ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë dhe një emigrant politik që mblodhi dokumente për të dëshmuar dhunën e regjimit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Vrasja e Enver Hadrit ishte vlerësuar si një nga pesë vrasjet më të njohura politike të kryera nga shërbimi sekret jugosllav./ REL
enver hadri
Aktualitet
29 January 2025, 17:14
Pirro Vëngu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka mbajtur sot homazhe pranë trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i c...
Aktualitet
29 January 2025, 16:31
B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Përkeqësohet situata në Durrës si pasojë e motit të keq. Ministria e Mbrojtjes në nj&...
Aktualitet
29 January 2025, 16:24
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, teksa ishte i përfshirë në përgati...
Aktualitet
29 January 2025, 15:46
B.Z
Pamje nga përmbytjet
DURRËS - Moti i keq me reshje intensive shiu që pushtoi vendin këtë të mërkurë ka shkaktuar pr...
Aktualitet
29 January 2025, 15:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme bëri publik sot, planin e masave për hetimin dhe parandalimin e krimev...
Aktualitet
29 January 2025, 15:40
foto ilustruese
LEZHË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike. ...
Aktualitet
29 January 2025, 15:37
B.Z
Aksident
TIRANË - Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, pranë Bulevardit "Gjergj Fishta". Një ...
Aktualitet
29 January 2025, 15:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- InfoMigrants i ka dedikuar një artikull çështjes së pranisë së refugjatëve afganë n&...
Aktualitet
29 January 2025, 15:24
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Bashkia e Durrësit ka reaguar përmes një lajmërimi për situatën e reshjeve në qytet. N...
Aktualitet
29 January 2025, 15:26
B.Z
Edmond Rrushi
TIRANË - Edmond Rrushi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Nuk dihen ende arsy...