14 August 2026, 15:15
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger i ka bërë jehonë zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Përmes një artikulli, Tages-Anzeiger është ndalur te projekti në Zvërnec dhe te mënyra se si po zhvillohet sektori i ndërtimit në vendin tonë.
Në artikull, gazeta zvicerane shkruan se kryeministri Edi Rama nuk mund të mos jetë në dijeni të zhvillimeve të tilla, pasi ai ushtron kontroll të gjerë mbi vendimmarrjen në vend. Tages-Anzeiger e paraqet Ramën si një figurë me rol të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.
Në artikull janë përmendur edhe akuzat e ngritura nga kritikët e tij për mënyrën e ushtrimit të pushtetit. Tages-Anzeiger është ndalur edhe te “Albanian Files”, ku gazeta thekson se në Shqipëri ky libër konsiderohet si një aktakuze ndaj Ramës.
Pjesë nga artikulli i Tages-Anzeiger:
“Në fakt, Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në vend. Kryeministri është i diplomuar për pikturë dhe së fundmi ka ekspozuar edhe në Art Basel. Se si e imagjinon ai të ardhmen arkitekturore të vendit të tij, tregohet në librin “The Albanian Files”. Në rreth 800 faqe prezantohen më shumë se 500 projekte ndërtimi, të hartuara nga 60 studio ndërkombëtare arkitekture në Shqipëri. Parathënien e librit e ka shkruar vetë Rama.
Disa arkitektë pranojnë hapur se janë kontaktuar drejtpërdrejt nga kryeministri përmes ËhatsApp-it ose Instagramit, me kërkesën për të hartuar projekte për Shqipërinë- projekte që më pas, sipas pretendimeve, janë realizuar edhe me paratë e mafias së drogës. Sipas aktivisteve dhe gazetarëve të pavarur, në raste të tilla nuk zhvillohen tenderë publikë. Sipas akuzave të tyre, Rama shpesh merr vendime dhe qeveris si një autokrat.
Një arkitekt nga Roterdami e lavdëron këtë liri të pakufishme dhe madje i uron Ramës të qeverisë për gjithë jetën. “The Albanian Files” është botuar nga Lars Müller Publishers në Zyrih. Disa aktivistë në Tiranë e konsiderojnë tashmë librin si një lloj “aktakuze të shkruar kundër Edi Ramës”. Rama i mohon akuzat dhe i cilëson ato si pjesë të një fushate kundër tij dhe Shqipërisë./Dosja.al
gazeta zvicerane edi ram protesta ne vend “albanian files”
Aktualitet
14 August 2026, 15:20
G.M
Zjarrfikësi i dëmtuar
KRUJË- Një zjarrfikës ka mbetur i dëmtuar në këmbë gjatë një operacioni pë...
Aktualitet
14 August 2026, 14:43
G.M
Pamje nga Lura
DIBËR- Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të mbetet kritike, teksa flakët rrezikojnë ...
Aktualitet
14 August 2026, 14:49
D.S
Foto ilustruese
GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare p&eum...
Aktualitet
14 August 2026, 08:08
D.S
Tirana
TIRANË- Tirana pritet të përjetojë një tjetër valë ndërtimesh, edhe më të madhe se ajo e vit...
Aktualitet
14 August 2026, 14:18
D.S
TIRANË- Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut pa pasur nevojë pë...
Aktualitet
14 August 2026, 13:55
D.S
pamje nga grabitja
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar i cili, ndonëse ndodhej n...
Aktualitet
14 August 2026, 13:46
G.M
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një nga rrugët e Durrësit, ku një automjet ka humbur...
Aktualitet
14 August 2026, 13:29
G.M
Foto ilustruese
ITALI- Dy të rinj shqiptarë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, u përpoqën t’i shpëtonin policis&eum...
Aktualitet
14 August 2026, 13:34
D.S
Plani i menaxhimit të trafikut
TIRANË- Autoritetet kanë njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në aut...
Aktualitet
14 August 2026, 12:22
D.S
Foto nga vendngjarja
KRUJË- Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Zidoll të Krujës,...