14 August 2026, 08:08
Nga D.S
Tirana
TIRANË- Tirana pritet të përjetojë një tjetër valë ndërtimesh, edhe më të madhe se ajo e viteve të fundit. Të dhënat e publikuara nga qeveria tregojnë se, përtej perceptimit se kryeqyteti është mbushur me kulla dhe pallate, lejet për projekte të reja janë përshpejtuar ndjeshëm.
Duke lexuar treguesit e Ministrisë së Financave, Monitor raporton se paratë që po derdhen në arkat e shtetit nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë arritur nivele rekord, duke lënë të kuptohet se në vitet e ardhshme panorama urbane e Tiranës do të ndryshojë edhe më shumë.
Sipas Monitor, plot 12.5 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë mbledhur vetëm nga Bashkia Tiranë në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti.
Kjo shumë është pothuajse sa të gjitha të ardhurat që Bashkia Tiranë arkëtoi nga kjo taksë gjatë gjithë vitit 2025. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, të ardhurat janë rritur me 362%, ose afro pesë herë më shumë.
Në Tiranë, taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet në masën 8% të çmimit referues të shitjes për metër katror. Këto çmime nuk kanë ndryshuar që prej korrikut 2023, kur u miratua VKM nr. 457. Kjo do të thotë se rritja rekord e të ardhurave nuk vjen nga ndryshimi i formulës së taksimit, por nga fakti se është miratuar një volum shumë më i madh ndërtimesh.
Bazuar në këtë formulë, vlera e ndërtimeve që korrespondojnë me taksën e mbledhur në Tiranë arrin në rreth 156 miliardë lekë, ose afërsisht 1.6 miliardë euro, vetëm në gjysmën e parë të vitit.
Fenomeni nuk kufizohet vetëm në kryeqytet. Edhe bregdeti, veçanërisht jugu, po hyn në një cikël të ri ndërtimesh.
Rekordin e mban Himara, ku të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë arritën në 1.2 miliardë lekë, ose 301% më shumë se një vit më parë. Pas saj renditet Durrësi, me 841 milionë lekë të arkëtuara dhe një rritje prej 58%.
Edhe Saranda po njeh një shpërthim të ri ndërtimesh, me 478 milionë lekë të mbledhura nga kjo taksë, gati shtatë herë më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Ndërsa edhe Golemi, pavarësisht densitetit të lartë ekzistues të ndërtimeve, vijon të zgjerohet, me të ardhurat nga kjo taksë që janë rritur me 37%.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë arkëtuar 18.3 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në të gjithë vendin. Shifra është pothuajse e barabartë me të gjithë të ardhurat e mbledhura gjatë vitit 2024 (18.6 miliardë lekë) dhe madje 15% më e lartë se arkëtimet e të gjithë vitit 2025./Lapsi.al
tirana
Aktualitet
14 August 2026, 14:18
D.S
TIRANË- Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut pa pasur nevojë pë...
Aktualitet
14 August 2026, 13:55
D.S
pamje nga grabitja
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar i cili, ndonëse ndodhej n...
Aktualitet
14 August 2026, 13:46
G.M
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një nga rrugët e Durrësit, ku një automjet ka humbur...
Aktualitet
14 August 2026, 13:29
G.M
Foto ilustruese
ITALI- Dy të rinj shqiptarë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, u përpoqën t’i shpëtonin policis&eum...
Aktualitet
14 August 2026, 13:34
D.S
Plani i menaxhimit të trafikut
TIRANË- Autoritetet kanë njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në aut...
Aktualitet
14 August 2026, 12:22
D.S
Foto nga vendngjarja
KRUJË- Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Zidoll të Krujës,...
Aktualitet
14 August 2026, 12:03
D.S
zona periferike të Tiranës
TIRANË- Situata nga zjarret që prekën disa zona periferike të Tiranës ka ardhur drejt no...
Aktualitet
14 August 2026, 11:47
D.S
Nertil Bellaj
VLORË- Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku n&...
Aktualitet
14 August 2026, 11:38
G.M
protesta
TIRANË- Protestat qytetare të nisura në maj në Shqipëri kundër projekteve në zonat e mbrojtura janë z...
Aktualitet
14 August 2026, 11:25
D.S
KOSOVE
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit...