Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Projektligji i prezantuar nga anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kërkon vendosjen e sanksioneve dhe ndalimin e vizave për individët që minojnë proceset demokratike, paqen dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor.
SERBI- Një grup kongresmenësh dypartiakë në SHBA kanë ndërmarrë një nismë të fortë ligjvënëse duke i dërguar një paralajmërim të prerë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Projektligji i prezantuar nga anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kërkon vendosjen e sanksioneve dhe ndalimin e vizave për individët që minojnë proceset demokratike, paqen dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor.
Gazeta The Hill shkruan se, reagimet dypartiake kundër Vuçiçit bien në kontrast të thellë me marrëdhënien përgjithësisht të ngrohtë që udhëheqësi serb prej shumë kohësh ka ndarë me Presidentin Trump.
Pavarësisht se Donald Trump e cilëson marrëveshjen e vitit 2020 mes Serbisë e Kosovës si arritje kyçe paqeruajtëse dhe Aleksandër Vuçiç pretendon mbështetjen e serbëve ndaj tij, nisma e re e kongresmenëve amerikanë godet drejtpërdrejt udhëheqësin serb.
Ky projektligj shërben si një mesazh i fortë solidariteti me protestat dyvjeçare të studentëve kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit shtetëror, të cilat u ndezën pas tragjedisë hekurudhore të nëntorit 2024 ku humbën jetën 16 persona.
“Nën Presidentin Vuçiç, Serbia është larguar qëllimisht nga Sundimi i Ligjit dhe është afruar më shumë me armiqtë e lirisë si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran.Pavarësisht protestave të përhapura kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiçit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, tha Wilson në një deklaratë për The Hill, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin.
Projektligji i prezantuar nga kongresmenët amerikanë Keating dhe Wilson e bën të qartë se demokracia, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit duhet të mbeten shtyllat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Serbi.
Përveç kësaj, nisma vjen në një kohë dyshimesh mbi zgjedhjet e paralajmëruara për në tetor, pasi raportet ndërkombëtare si Freedom House vijojnë ta rendisin Serbinë si "pjesërisht të lirë" për shkak të gërryerjes së të drejtave civile dhe presionit ndaj medias e opozitës. Në këtë kuadër, legjislacioni i ri vë në dyshim edhe ecurinë e "dialogut strategjik" të nisur së fundmi mes dy vendeve, pavarësisht kontakteve të Vuçiçit me rrethin e afërt të Donald Trump.
Kongresmenët i kërkojnë Departamentit të Shtetit që certifikimi i këtij dialogu të kushtëzohet me përparimin e Serbisë në katër fusha kyçe: ndërprerjen e ndikimit të fuqive rivale, garantimin e zgjedhjeve të lira, reformën në drejtësi dhe mbrojtjen e lirisë së shtypit e tubimit. Nëse këto kushte nuk plotësohen, projektligji kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dialogut strategjik dhe të të gjitha financimeve përkatëse nga Uashingtoni./Dosja.al
protesta 89 TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën para Kryeministrisë ka dhënë një deklaratë...
pamje nga protesta TIRANË- Një aktiviste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve të grumbullohen nesër n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 20:00 në të gjithë vendin janë raportuar 8 va...
Fishte LEZHË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 12-vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e sotm...
protesta 89 TIRANË- Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka dhënë një deklaratë ku ka vënë n&e...
pamje nga protesta TIRANË- Një i moshuar i pranishëm në tubim ka dhënë një deklaratë të fortë për m...
pamje nga protesta TIRANË- Studenti dhe aktivisti Kleidi Memo ka ngritur alarmin mbi rritjen e papërballueshme të kostove të...
Marshimi i protestuesve (foto ilustruese) TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 89-të të revltës q...
Protesta në Tiranë (foto ilustruese) TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 89-të të revo...
ANGLI- Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër “Westminster Magistrate Court” parë nga gazetari i Top Channe...