LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e REL: Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

Komuna veriore e Kosovës thotë se nuk ka një kërkesë për leje për ndërtimin e objektit fetar, teksa Kisha Katolike e Kosovës thotë se ngjarja s’kishte të bënte me nisjen e punimeve.

21 August 2026, 15:56 Nga D.S

 

Analiza e REL: Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për
Vushtria

KOSOVË- Vendosja e një guri të themelit në një fshat të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon të ndërtojë një kishë, nxiti protesta e reagime të shumta këtë javë. Komuna veriore e Kosovës thotë se nuk ka një kërkesë për leje për ndërtimin e objektit fetar, teksa Kisha Katolike e Kosovës thotë se ngjarja s’kishte të bënte me nisjen e punimeve.

 

Bekimi i një trualli në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon në të ardhmen ndërtimin e një kishe, nxiti protesta të banorëve të disa fshatrave të komunës veriore kosovare, dhe një debat publik në Kosovë.

Por, për ceremoninë e mbajtur më 17 gusht ka qëndrime të ndryshme nga autoritetet lokale të Vushtrrisë dhe Kisha Katolike e Kosovës.

Komuna e Vushtrrisë thotë se nuk ka pasur njoftim paraprak për vendosjen e gurit të themelit apo kërkesë për leje ndërtimi. Kisha, ndërkaq, thotë se autoritetet ishin njoftuar për ceremoninë, por këmbëngul se ajo nuk shënoi nisjen e punimeve për ndërtimin e kishës.

Në fund të korrikut, shqetësimet për planin për ndërtimin e kishës u bënë publike përmes një reagimi të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Vushtrri, i cili tha se në zonën ku planifikohet ndërtimi “nuk jeton asnjë besimtar katolik dhe të gjitha fshatrat përreth janë me myslimanë”.

“Çdo projekt që mund të perceptohet si provokues ose që cenon ndjenjat e komunitetit duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe maturi”, tha Këshilli në reagim.

Ky institucion nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë (REL) për koment të mëtejmë.

Por, nga Kisha Katolike thonë për REL-in se e gjithë ngjarja e 17 gushtit u keqkuptua. Sipas dom Fran Kolës, vikar ipeshkvor, atë ditë vetëm u bë bekimi i tokës, dhe u vendos një gur i themelit, ku në të ardhmen planifikohet ndërtimi i objektit fetar.

Për këtë ceremoni, ai thotë se ka njoftuar paraprakisht kryetarin e Vushtrrisë, ndërsa në korrik edhe Policinë e Kosovës.

Siç shpjegon Kola për REL-in, Dioqeza kishte planifikuar që më 18 gusht të mbahej një meshë për bekimin e truallit në Zogaj, si dhe për pagëzimin e disa personave.

Pagëzimi, megjithatë, u mbajt në Katedralen Nënë Tereza, në Prishtinë, “për shkak të ruajtjes së qetësisë dhe paqes në Vushtrri dhe mes popullit shqiptar”, thotë Kola.

Sipas Kolës, toka është pronë e Dioqezës, me një sipërfaqe prej 11.266 metrash katrorë, e dhuruar nga familja Musa nga Maxhunaj.

Këshilli i BIK-ut në Vushtrri ngriti dyshime se prapa planeve për ndërtimin e kishës fshihen grupe individësh që, sipas tij, janë të njohura për “retorikë përçarëse” dhe “nxitje të urrejtjes ndërfetare”.

Kola thotë se beson që BIK-u, me këto pretendime, u është referuar lëvizjeve që bëjnë thirrje për braktisjen e islamit dhe konvertimin në krishterim, përfshirë Lëvizjen e Deçanit dhe Lëvizjen për Rikthim.

“Asnjë lëvizje, as parti politike nuk është e përfshirë. Absolutisht jo”, thotë ai, duke shtuar se Dioqeza është në krye të nismës.

Nga Lëvizja për Rikthim thonë për REL-in se nuk janë të përfshirë në këtë projekt, por se vetëm kanë shpërndarë, me kërkesë të banorëve, njoftimin për ngjarjen e 17 gushtit.

Qëllimi, sipas tyre, nuk është ndërtimi i kishave, por që “shqiptarët në mënyrë paqësore të rikthehen në besimin e të parëve”, thotë Arbër Gashi nga kjo organizatë.

Kosova është shtet laik. Në regjistrimin e fundit të popullsisë, të mbajtur më 2024, 93.49 për qind e qytetarëve u deklaruan myslimanë, 2.31 për qind ortodoksë dhe 1.75 për qind katolikë.

Në rrjetet sociale ka pasur shpesh përplasje mes besimtarëve myslimanë dhe katolikë lidhur me çështjen e konvertimeve, ndërsa reagime të shumta pati edhe për planet për ndërtimin e kishës në komunën e Vushtrrisë.

Gashi thotë se Musë Musa, të cilin e përmend si një prej personave që ka dhuruar tokën për ndërtimin e kishës, nuk është pjesë e Lëvizjes për Rikthim.

Një avokat ka paraqitur më herët në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj Musës, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit. Avokati pretendon se Musa, në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për vrasjen e myslimanëve.

Nga Prokuroria Speciale nuk u deklaruan për REL-in rreth këtij rasti.

Gashi thotë se Lëvizja për Rikthim nuk përkrah asnjë formë të gjuhës së urrejtjes apo ofendimet e pjesëtarëve të një bashkësie tjetër fetare. Edhe Dioqeza deklaron se dënon këdo që ofendon besimtarët e cilësdo fe.

Nga Dioqeza thonë se, sipas të dhënave që kanë, në Vushtrri janë diku mbi 100 besimtarë katolikë - dhe “kur të arrihet numri i mjaftueshëm do t’iu drejtohemi organeve kompetente me projekt dhe lutje”.

Kjo shifër ndryshon ndjeshëm nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, sipas të cilave vetëm 37 persona në komunën e Vushtrrisë u deklaruan katolikë.

Sipas Kolës, duhet të jenë mbi 300 deri në 500 persona në mënyrë që Dioqeza ta shtyjë përpara projektin.

“Ndërtimi as nuk ka qenë prezent në mendjen tonë, as në veprimin tonë, as nuk do të jetë derisa nuk do të kemi një subjekt të mjaftueshëm që të ndërtojmë një objekt”, thotë Kola, duke iu referuar ngjarjes së 17 gushtit.

Kushtetuta e Kosovës garanton lirinë e besimit dhe fesë të secilit qytetar, ndërkaq konfensionet fetare janë të lira të rregullojnë vetë veprimtarinë fetare dhe ritet. Ato, po ashtu, kanë të drejtë të themelojnë edhe shkolla fetare e institucione bamirëse./REL

kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin