Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Ministria e ka cilësuar këtë si një “mungesë serioze” dhe “shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit”.
KORÇË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kritikuar mosekzekutimin e himnit shqiptar në një aktivitet në Pustec të Korçës, ku mori pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ministria e ka cilësuar këtë si një “mungesë serioze” dhe “shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit”.
“Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Aktiviteti u zhvillua të enjten në Pustec dhe ishte i përqendruar te kultura maqedonase. Në të mori pjesë Mickoski, si dhe kryetari i Bashkisë së Pustecit dhe përfaqësues të tjerë lokalë.
Gjatë aktivitetit u ekzekutua Himni Kombëtar i Maqedonisë së Veriut, por jo ai i Shqipërisë.
Ministria shqiptare tha se, ndonëse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe e të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension publik.
Pusteci është e vetmja bashki në Shqipëri ku komuniteti maqedonas përbën shumicën e popullsisë. Ajo shtrihet në qarkun e Korçës, në juglindje të Shqipërisë.
Mickoski ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Pustec dhe takimet me komunitetin maqedonas, por nuk ka reaguar publikisht deri tani për mosekzekutimin e himnit shqiptar dhe as për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Ai i cilësoi maqedonasit në Shqipëri si pjesë të “indit kombëtar”, duke bërë thirrje për bashkim rreth interesave kombëtare, të ardhmes së fëmijëve dhe respektit për historinë dhe dinjitetin e popullit.
Vizita e Mickoskit në Pustec erdhi në një kohë kur përbërja dhe identiteti i komuniteteve maqedonase dhe bullgare në Shqipëri janë bërë temë debati, veçanërisht pas regjistrimit të popullsisë të vitit 2023.
Regjistrimi evidentoi 2.281 persona që u vetëdeklaruan maqedonas, një rënie prej 59 për qind krahasuar me rreth një dekadë më parë.
Në të njëjtin regjistrim, për herë të parë u regjistruan 7.057 persona që u vetëdeklaruan bullgarë. Komuniteti bullgar u njoh zyrtarisht në Shqipëri në vitin 2017.
Rezultati shkaktoi debat mes përfaqësuesve të dy komuniteteve mbi identitetin e popullsive sllave në Shqipëri.
Përfaqësuesit maqedonas nuk e pranuan rezultatin si pasqyrim real të madhësisë së komunitetit të tyre.
Ata pretenduan se një pjesë e personave që tradicionalisht identifikoheshin si maqedonas ishin regjistruar si bullgarë, duke e lidhur këtë me politikat e Bullgarisë për dhënien e pasaportave bullgare dhe, sipas tyre, me presione mbi banorët.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit bullgarë e konsideruan rezultatin një konfirmim të rëndësishëm të pranisë së komunitetit të tyre në Shqipëri./REL
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht pas një incidentit të ...
Foto ilustruse TIRANA- Situata me zjarret vijon të mbetet problematike, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përdit...
Foto Ilustruese RRËSHEN- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në Rrëshen, duke ...
ELBASAN- Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar,...
Burgu i Reçit REÇ- Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit është arratisur nga insti...
Sokrat Vata SARANDË- Ky është momenti ku Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, ka mbër...
pamjet SARANDË- Sokrat Vata dhe 10 personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, ka...
Julide Yazici TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen ...
KSAMIL- Miqtë e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para t...
pamjet FRANCË- Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentet kaosi, ku policia franceze përplaset me em...