LIVE UPDATES
Aktualitet

Arbër Habilaj flet nga arratia për dhunimin e kamerierit 18-vjeçar: Vëllait i theu gotën në kokë, pagën këtij ia kam dhënë edhe pse s'ka punuar

Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka nga arratia, Habilaj pretendon se paga nuk ka qenë shkak i konfliktit, pasi sipas tij, përplasja ka nisur pasi Genti Nela ka ofenduar dhe më pas ka dhunuar vëllain e tij, Florjanin.

4 September 2026, 10:53 Nga I.A
Arbër Habilaj flet nga arratia për dhunimin e kamerierit
Arber Habilaj

KAVAJË- Arbër Habilaj, i shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e kamerierit Genti Nela ka treguar versionin e tij për ngjarjen. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka nga arratia, Habilaj pretendon se paga nuk ka qenë shkak i konfliktit, pasi sipas tij, përplasja ka nisur pasi Genti Nela ka ofenduar dhe më pas ka dhunuar vëllain e tij, Florjanin.

Sipas Arbër Habilajt, i riu i ka thyer një gotë në kokë vëllait të tij, duke bërë që situata të përshkallëzohej më pas në konflikt fizik. Më pas Habilaj pretendon se Nela nuk është nga një grup personash, por vetëm prej tij dhe vëllait të tij, Florjanit.

“Ne kemi një hotel në malin e Rrobit. E kemi hapur më 10 gusht. Këtë djalin e gjeti vëllai si kamerier. Ne e kemi marrë në korrik por ka ardhur në gusht, sepse atëherë u hap hoteli. Kemi rënë dakord që do i jepnim rrogën edhe pa ardhur asnjë ditë sepse hapja e hotelit u vonua. Kishim rënë dakord për 600 mijë lekë  të vjetra paga. Nga 10 korriku deri më 10 gusht ai nuk ka qenë asnjë ditë. Mund të ketë ardhur ditën e fundit për sistemim por jo punë e rëndë. Për këto ditë, ai ka marrë pagën të plotë sepse ashtu kishim rënë dakord. Më 11 gusht unë e pashë që ai nuk ishte për atë punë, e shikoja që tek shërbimi, si tek komunikimi me mua apo me vëllain por thashë hajt se është djalë i ri. Ai ishte për provë, nuk ishte kamerier i mirëfilltë. E pyeta që në fillim për punën dhe më tha kam punuar një muaj, kam larë gota… Në momentin që unë e pashë që ai nuk dinte… unë hotelin e kam hapur më 10 gusht, dy javë kam që e kam hapur.

Vëllai e dëgjoi duke folur në telefon me një person tjetër për punë. Ishte e enjte, ai do të ikte të dielën. Ne e kishim vendosur për ta hequr sepse nuk ishte i aftë për atë lloj pune. Rrinte gjithë ditën kot. Kam foto që rrinte gjithë ditën ulur duke luajtur në telefon. Dhe i tha vëllai: ‘Gent ti deri këtu je. Shko poshtë, shiko sa ke për të marrë dhe ik. Ai duhet të fliste për pagën me burrin e motrës sime, sepse ai merret me pagat. Ai po më priste mua sepse unë i kisha thënë vëllait që nuk bënte ai për këtë punë. Për gjynah nuk e mbaja dot sepse aty kemi harxhuar lekët. Ai më thërret mua dhe më thotë se vëllai i kishte thënë që të ikte nga puna. Më kërkoi që ta mbaja dhe dy ditë në punë pasi të dielën do të ikte. I kam thënë: ‘Nuk kam pse të të mbaj unë dhe dy ditë sepse ti do të ikësh të dielën. Shko tek Mariglen idhe merr pagën për ditët që ke punuar.’ Aty nisi jo po si të iki unë kështu.. Ky ka qenë i gjithë muhabeti. Unë hotelin mund ta shes, mund ta mbyll, nuk dua që të rrish më. Më tha: ‘Nuk ta bëj hallall por do flasim’ dhe nga këtu hyn brenda duke sharë. Vëllai ishte brenda. Ky e pa që ne u mërzitëm dhe kap gotën, e ja thyen vëllait në kokë. Vëllain e kam të gjakosur tek policia në Durrës. Nga ai sherr aty, sherr me grushte, asnjë gjë tjetër nuk ka ndodhur. Normalisht dhe ne i jemi kundërpërgjigjur. Unë di të them vetëm të drejtën, nuk di gënjeshtra. E kemi goditur vetëm unë dhe vëllai. Ka goditur, e kemi goditur. Vëllai ka të çarën në kokë. Nuk e di çfarë plagësh ka marrë ai.

Ka lindur konflikti, sherri dhe u mbyll çdo gjë. Nuk ishte problemi se unë nuk i dhashë rrogën dhe ndodhi sherri. Unë dhe vëllai i kemi thënë: ‘Shko bëj llogaritë sa të takojnë dhe ik në shtëpi’. Unë kam çuar çdo darkë në shtëpinë e vet. Ishte turni i parë, e çoja unë me makinë, ishte turni i dytë, prapë e çoja në shtëpi unë. Mund të ketë kamera në shtëpinë e tij ose në rrugë, të tregojnë targën, makinën, të gjitha. Çdo natë unë e kam çuar në shtëpi. Po ai djali përse nuk është arrestuar. Unë kamerat do i dorëzoj. Ai e di shumë mirë si është puna e pagës. Rroga jepet në datën 10 shtator dhe nuk kam si të konfliktohet. Kam aty punëtorë që ende nuk e kanë marrë pagën e parë. Këtij pagën e parë ia kam dhënë pa ardhur fare në punë. Ia kam dhënë se kam rënë dakord si burrat. Mbaroi. Tani paga e dytë nuk kishte lidhje. Ai më thirri dhe më tha më mbaj dhe dy ditë. Nuk kam pse ta mbaj unë tjetrin kur nuk kam punë. Unë aq e kam mundësinë, aq e kam punën. Ti sa ke për të marrë, mbaro punë, merr lekët. Kaq. Ti nuk ke fare punë të më kërkosh mua… Po më vendos gjobë ti mua që të të mbaj dhe dy ditë? Nuk dua të të mbaj dhe dy ditë.  Dua që të ikësh nga hoteli im, merr lekët dhe ik. Aty pastaj u konfliktuam. Xhaxhai pastaj të vjen me kallash. Tani unë të nisem e ti çoj rrogën? A ka sens kjo gjë? Ore një miliardë lekë t’i kisha, çfarë rroge, nuk hyn rroga more vëlla,” tha Habilaj.

Si ndodhi ngjarja?

Një konflikt për pagesën e punës përfundoi me dhunimin e një kamarieri 18-vjeçar në zonën e Golemit. 18-vjeçari Genti Nela punonte si kamarier në një hotel në Malin e Robit, por u dhunua djemtë e pronarit të hotelit dhe shokët e tij për shkak se kërkoi pagesën për punën e bërë. Për ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Pas dhunimit, 18-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes xhaxhai i të riut, Melison Nela u nis drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen. Por Policia e ndaloi pranë hotelit dhe gjatë kontrollit në automjet i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë./Dosja.al

arbër habilaj genti nela florian habilaj enold dragoti mariglen mosha melison nela

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin