Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Gjatë një prononcimi për mediat, ndërsa ndodhej me pranga në duar ai foli për rëndësinë e daljes në këto protesta.
5 October 2026, 22:30Nga E.d
Pamje
PRISHTINA- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet me dije se ai ishte në mesin e protestuesve që u përplasën me policinë.
Pas kësaj situate, forcat e rendit kanë shoqëruar disa protestues që kishin bllokuar hyrje-daljet e Kuvendit. Gjatë një prononcimi për mediat, ndërsa ndodhej me pranga në duar ai foli për rëndësinë e daljes në këto protesta.
“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, u shpreh ai.
Protestuesit kërkojnë që Kuvendi të miratojë edhe në tërësi ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara. Më herët situata para Kuvendit të Kosovës u tensionua, pasi protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa këtë të fundit përdorën në drejtim të tyre gazlotsjellës./Dosja.al