11 August 2025, 09:28
Nga r.ll
foto ilustruese
KAVAJË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Kavajës pasi dyshohen si autorë të zjarreve në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
Sipas informacioneve policore, gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar. Në pranga janë vënë shtetasit m iniciale F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar dhe arrestuar 3 shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në këto zona kishte rënë zjarr, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.
Nga hetimet rezultoi se gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
policia e kavajes
Aktualitet
11 August 2025, 09:01
r.ll
pamje nga policani
POLIÇAN- Vatra e zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll paraditen e sotme dhe flakët...
Aktualitet
11 August 2025, 08:32
r.ll
avion canadair
RROGOZHINË- Që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për i...
Aktualitet
11 August 2025, 08:02
r.ll
pamje nga shperthimi
VLORË- Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm me shpërthim të kontrolluar ...
Aktualitet
11 August 2025, 07:51
r.ll
helikopteret dhe ekuipazhi
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqip&e...
Aktualitet
11 August 2025, 07:23
Armela Toska
foto ilustruese
DURRËS- Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individuale në muajt korrik dhe gusht, sezo...
Aktualitet
11 August 2025, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja sh&e...
Aktualitet
11 August 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashiko...
Aktualitet
10 August 2025, 22:43
E. D
pamje nga termeti
TURQI- Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balike...
Aktualitet
10 August 2025, 21:56
E. D
pamje nga zjarri
POLIÇAN- Vatra e zjarrit në bashkinë Poliçan, është jashtë kontrollit, pasi era ka favorizuar ...
Aktualitet
10 August 2025, 21:28
E. D
Godina e News24
TIRANË- Organizata ndërkombëtare Avaaz ka reaguar lidhur me sulmet dhe fikjen e sinjalit të transmetimit t&eu...