LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoritetet thonë se gërmimet në Zubin Potok mund të zgjasin, bëjnë thirrje që të mos dëmtohen hetimet

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se përmes ekipit të forenzikës mjekësore të misionit të tij për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, asistoi më 28 korrik për vlerësimin e lokacionit në Zubin Potok.

30 July 2026, 16:45 Nga G.M
Autoritetet thonë se gërmimet në Zubin Potok mund të
Shiriti i Policisë i vendosur afër vendit ku po kryhen gërmimet në Zubin Potok.

KOSOVA- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, konfirmoi se mbetjet mortore në varrezën e dyshuar masive në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut janë me origjinë njerëzore, teksa bëri thirrje që komuniteti të mos deklarohet shumë për rastin me qëllim që të mos dëmtohen hetimet. Thirrje për ruajtjen e integritetit të hetimeve bëri edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

“Nga mbetjet mortore deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë, nuk mund të themi se kur mund të përfundojë”, tha Isufaj teksa vizitoi vendin ku po zhvillohen gërmimet që nga e marta.

Sipas tij, identifikimi i viktimave do të marrë kohë, pasi eshtrat do t’iu nënshtrohen identifikimit përmes ADN-së. Ai u zotua se institucioni që udhëheq do të zbatojë procedura profesionale, të paanshme dhe të pavarura me qëllim respektin ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre.

“I bëj thirrje gjithë komunitetit në përgjithësi, është që të mos deklarohemi shumë për rastin sepse ende gjithçka është herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit e natyrisht mund edhe ta devijojnë rezultatin final. Është faza preliminare që është duke u punuar, punimet kanë filluar me intensitetin e duhur”, u shpreh Isufaj.

Haxhiu, e cila po ashtu vizitoi vendin ku po kryhen gërmimet, tha se duhet të ruhet integriteti i hetimeve, pasi sipas saj, kjo është çështje shumë e ndjeshme.

“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra, përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vjet nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi, qoftë nga Vuçiq, qoftë nga Bërnabiq”, tha Haxhiu.

Ajo i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë që të hapë arkivat e ushtrisë, duke theksuar se mes dy shteteve nuk mund të ketë paqe “për sa kohë kemi varre të fshehura, për sa kohë kemi arkiva të mbyllura dhe për sa kohë kemi mohim të së vërtetës nga ana e Serbisë”.

Thirrje për hapjen e arkivave të ushtrisë më herët ka bërë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se përmes ekipit të forenzikës mjekësore të misionit të tij për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, asistoi më 28 korrik për vlerësimin e lokacionit në Zubin Potok.

“EULEX-i nuk po kryen asnjë lloj hetimi penal, gjë që është kompetencë e autoriteteve të Kosovës”, tha zëdhënësi.

BE-ja tha se ndihma në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës mbetet “një element shumë i rëndësishëm i dialogut” që ndërmjetëson mes Kosovës dhe Serbisë.

“Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur, i themeluar në bazë të Deklaratës së vitit 2023 dhe i kryesuar nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, ekziston pikërisht për të mbikëqyrur zbatimin e kësaj deklarate, për të ndihmuar në sqarimin e fatit të personave që ende rezultojnë të zhdukur dhe për t’u dhënë një përgjigje familjarëve të tyre”, tha zëdhënësi.

Deklarata për të Zhdukurit, e arritur mes Kosovosë dhe Serbisë më 2 maj 2023, parasheh zotime të dy palëve për zbardhje e fatit të afër 1.600 personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/99. Në të nuk përmendet konkretisht hapja e arkivave ushtarake apo policore, po aty përmendet fjala “dokumente konfidenciale”.

Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, por takimi përfundoi pa ndonjë rezultat. Teksa hetimet në Zubin Potok po vazhdojnë, institucionet e Kosovës kanë thënë se dyshojnë se varri i dyshuar masiv mund të lidhet me zhdukjen e “grupit të intelektualëve të Mitrovicës”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha të mërkurën se ky ishte dyshimi i parë i institucioneve, por theksoi se identiteti i mbetjeve mortore mund të konfirmohet vetëm pas përfundimit të procedurave hetimore. Në prill të vitit 1999 ishin zhdukur 23 civilë shqiptarë, në mesin e tyre mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Lutfije Ademi Vokshi, motra e Adem Ademit kirurgut të zhdukur tha se i vëllai u zhduk në fshatin Drenë, 3 kilometra larg në vijë ajrore me Kalludrën e Vogël. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se beson që në vendin ku po gërmohet mund të jetë grupi i vëllait të saj.

“Unë i them vetes, padyshim, 100 për qind, se është grupi i vëllait tim, Adem Ademit. Mendoj se pas kësaj, do të na pushojnë shpirtrat, do ta kemi një varr ku për një festë, një ditëlindje, një Bajram, do të çoj një buqetë lulesh dhe do të shkoj të flas me të”, tha ajo.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë më 29 korrik publikoi një raport preliminar, ku tha se janë dokumentar 12.230 viktima të luftës në Kosovë, në periudhën 1 janar 1998-20 qershor 1999. Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, konsiderohen ende të zhdukur, teksa mbetje mortore të të zhdukurve janë gjetur në disa varreza masive në Serbi./REL

rel kosov

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin