LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti "Panda": Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), Prokuroria tha se ka ndërmarrë veprime për të verifikuar nëse personat e propozuar posedojnë njohuri që do t’i bënin dëshmitarë të besueshëm në hetim.

30 July 2026, 14:32 Nga G.M
Rasti "Panda": Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i
Objekti ku më parë gjendej kafeneja "Panda" në Pejë. Fotografi nga arkivi.

KOSOVA- Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka bërë të ditur se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për të intervistuar ish-drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, si dhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të hetimeve për vrasjet në kafenenë "Panda" në Kosovë në vitin 1998.

Avokati i familjeve të viktimave, Ivan Niniq, më 27 korrik kërkoi reagimin e Kryeprokurorit Publik, duke theksuar se Prokuroria për Krimin e Organizuar prej më shumë se tre vjetësh nuk i është përgjigjur propozimit të tij për t’i marrë në pyetje si dëshmitarë Stanishiqin, Simatoviqin dhe Vuçiqin, lidhur me vrasjen e gjashtë të rinjve serbë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), Prokuroria tha se ka ndërmarrë veprime për të verifikuar nëse personat e propozuar posedojnë njohuri që do t’i bënin dëshmitarë të besueshëm në hetim.

"Për këtë qëllim, në disa raste i kemi kërkuar BIA-s të zhvillojë biseda me personat e përmendur lidhur me rrethanat që janë të rëndësishme për hetimin. Megjithatë, deri më tani nuk kemi marrë përgjigje ndaj këtyre kërkesave", thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Sipas saj, hapat e mëtejshëm do të varen nga raporti që pritet të dorëzohet nga BIA. Avokati Niniq ka sqaruar se marrja në pyetje e Stanishiqit dhe Simatoviqit është propozuar për të verifikuar dëshmitë indirekte të një dëshmitari, të cilat lidhen me Simatoviqin dhe dijeninë e tij të mundshme për ngjarjen në kafenenë "Panda" në Pejë.

Ndërkaq, dëshmia e Vuçiqit është kërkuar pasi ai ka deklaruar disa herë publikisht se ekzistojnë informacione të caktuara për vrasjet në "Panda". Në vitin 2013, kur ishte zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, Vuçiq deklaroi se nuk kishte prova se krimin e kishin kryer shqiptarët dhe se opinioni publik në Serbi do të përballej me "të vërteta të tmerrshme" lidhur me këtë rast.

Sipas Niniqit, marrja në pyetje e Vuçiqit është propozuar duke pasur parasysh funksionet e tij shtetërore, veçanërisht detyrën si shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, të cilën e ka ushtruar që nga viti 2013, duke pasur kështu qasje në informacione tepër të ndjeshme nga sektori i sigurisë.

Në të njëjtën kërkesë drejtuar Kryeprokurorit Publik, Niniq kërkoi gjithashtu që Prokuroria të verifikojë pretendimet se Radomir Boban Baqoviq është autori i drejtpërdrejtë i masakrës. Këto pretendime u publikuan më 18 korrik në një video në rrjetin social Telegram nga Milosh Medenica, një shtetas malazez në arrati, i cili deklaroi se Baqoviqi "njihet që nga vitet ’90 si person që ka punuar për Shërbimin e atëhershëm të Sigurimit të Shtetit".

Prokuroria i tha REL-it se Baqoviqi nuk është marrë kurrë në pyetje në asnjë cilësi në lidhje me rastin "Panda", pasi deri më tani askush nuk e ka përmendur si dëshmitar të besueshëm në hetim. Ajo shtoi se nuk kundërshton kërkesën e avokatit të familjeve të viktimave për një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të punës së saj në këtë rast, hetimet për të cilin kanë nisur në vitin 2016 dhe ende vazhdojnë.

"Procedura nuk ka përfunduar sepse deri më tani nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e bazuar se kush janë autorët e krimit", thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria deklaroi se është e gatshme t’i dorëzojë Prokurorisë Supreme Publike një raport për të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë hetimit.

Pesë nxënës të shkollës së mesme Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetislav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq si dhe studentja Ivana Radoviq u vranë më 14 dhjetor 1998, kur dy persona të maskuar hynë në kafenenë "Panda" në Pejë dhe hapën zjarr. Vrasjet ndodhën në një periudhë kur tensionet ndëretnike në Kosovë ishin shumë të larta dhe lufta ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte nisur.

Po atë ditë, në një pritë të forcave serbe u vranë disa pjesëtarë të UÇK-së, teksa transportonin armë nga Shqipëria. Masakra në kafenenë "Panda" u konsiderua në atë kohë si një akt hakmarrjeje, gjë që çoi në arrestimin e disa shqiptarëve në Pejë. Të gjithë të arrestuarit u liruan një vit më vonë nga Gjykata në Beograd për shkak të mungesës së provave./REL

bia prokuroria serbe rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin