Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Shpëtohet pas 12 orësh turisti çek që mbeti i bllokuar në Malin e Çikës
Për shkak të terrenit shumë të vështirë u kërkua ndërhyrja e helikopterit, i cili mundësoi nxjerrjen e turistit nga zona dhe transportimin e tij në qytet, ndërsa gjenjda e tij paraqitet mjaft e mirë.
30 July 2026, 14:37Nga G.M
Turisti çek
HIMARË- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (FKS), Njësia Fier, strukturat e Emergjencave Civile, Njësinë Alpine dhe Ministrinë e Mbrojtjes arritën të përfundonin me sukses pas 12 orësh operacionin e kërkim-shpëtimit për një turist çek i cili mbeti i bllokuar në Malin e Çikës.
Pas denoncimit të rastit, u organizua menjëherë operacioni i kërkim-shpëtimit dhe përgjatë 12 orëve u bë e mundur lokalizimi i vendodhjes së turistit. Për shkak të terrenit shumë të vështirë u kërkua ndërhyrja e helikopterit, i cili mundësoi nxjerrjen e turistit nga zona dhe transportimin e tij në qytet, ndërsa gjenjda e tij paraqitet mjaft e mirë.
Njoftimi:
Himarë/Përfundon me sukses pas 12 orësh operacioni shumë të vështirë i kërkim-shpëtimit për turistin çek që kishte mbetur i bllokuar në Malin e Çikës Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (FKS), Njësia Fier, strukturat e Emergjencave Civile, Njësinë Alpine dhe Ministrinë e Mbrojtjes, përfunduan me sukses një operacion shumë të vështirë kërkim-shpëtimi për një turist çek, që kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur dhe shumë të vështirë të Malit të Çikës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit. Përgjatë 12 orëve, Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, arriti të lokalizojë vendndodhjen e turistit dhe të bashkohej me të. Për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe pamundësisë së tërheqjes me mjete tokësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit të Forcave të Armatosura, i cili bëri të mundur nxjerrjen e turistit nga zona dhe transportimin e tij në qytet. Turistit 43-vjeçar iu dha ndihma e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas shpëtimit, turisti falënderoi të gjitha strukturat e angazhuara për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo rast emergjence, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional. Për çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët dhe turistët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./Dosja.al