8 June 2025, 13:18
Nga r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO) të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë, ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se ndonëse Spahiu ka tre vjet që nuk është pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin Banjska - që ka të bëjë me sulmin e një grupi të armatosur serb kundër Policisë së Kosovës në këtë fshat të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.
“Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar”, ka thënë Koci.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për të marrë më shumë informacione për këtë rast, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Avokati Koci ka pretenduar se ndalimi i Arbnorit është reagim i drejtpërdrejtë i zbulimit të Aleksandar Vllajiqit, i cili është dënuar me pesë vjet burgim nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, pasi e ka pranuar ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
Sipas Kocit, pranimi i fajësisë nga Vllajiq ka vërtetuar se “BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë”.
Autoritetet serbe kanë ndaluar disa herë shtetas të Kosovës në territorin serb, nën dyshimet për krime lufte. Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.
Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare./REL
kosove arbnor spahiu
Aktualitet
8 June 2025, 13:06
E. D
foto ilustruese
TIRANË- 14-vjeçari i cili një ditë më parë ra nga tarraca e një pallati në zonën e Yzbe...
Aktualitet
8 June 2025, 13:01
r.ll
foto nga ndeshja
TIRANË- Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar p...
Aktualitet
8 June 2025, 13:01
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pas një vjedhjeje me dhunë të ...
Aktualitet
8 June 2025, 12:52
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka zbardhur një vjedhje të ndodhur në dhjetor 2023 në fshatin Goskov&eu...
Aktualitet
8 June 2025, 12:48
pamje nga vendi i ngjarjes
HIMARË- Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë në ndihmë ...
Aktualitet
8 June 2025, 11:53
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte në kërkim për vjedhje. S...
Aktualitet
8 June 2025, 11:50
r.ll
VLORË- Pesë persona janë proceduar penalisht lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një ditë më parë fushën e m...
Aktualitet
8 June 2025, 11:17
E. D
kapshtice
KAPSHTICË- Pesë persona u arrestuan në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Poli...
Aktualitet
8 June 2025, 10:29
r.ll
pamje nga mberritja ne rinas
TIRANË- Ekipi i futbollit të kombëtares serbe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për t'u kthye...
Aktualitet
8 June 2025, 09:33
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas raportimeve...