24 May 2026, 15:29
Nga E.d
Foto ilustruse
Mbledhje pas mbledhjesh grupi i punës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk po gjen ende zgjidhje përfundimtare se si do të hiqet backlogu I dosjeve që po mbërrin në gati 160 mijë çështje.
Mbasi është dëgjuar eksperti serb Dimitrije Sujeranoviç, i cili ka qenë i përfshirë me problemin e backlogut gjyqësor në Greqi dhe mbasi më herët janë propozuar ndërhyrje në ligj për reduktimin e çështjeve, është gjetur edhe një zgjidhje tjetër.
Top Channel mëson se në 21 maj grupi i punës ka hedhur në tavolinë edhe idenë e rishikimit të numrit të gjyqtarëve të republikës, që nga 417 që duhet të jenë në detyrë, është sugjeruar të shtohen në sistem edhe gati 80 gjyqtarë të tjerë.
Opsioni tjetër në këtë mbledhje është ai i shtrenjtimit të tarifave gjyqësore, në mënyre që të ketë reduktim padish.
Gjatë javës ministri i drejtësisë Toni Gogu, pranoi se ministria pret sugjerimet e KLGJ për zgjidhjen e situatës, ndërsa nuk shqipëroi asnjë afat se sa kohë ju duhet përafërsisht shqiptarëve që të marrin drejtësi.
Më herët Top Channel ka raportuar se ekspertët pranë Klgj vlerësojnë të domosdoshme ndërhyrjet ligjore si shmangia e gjykatave gjatë uljes së dënimeve që sugjerohet të kryhet direkt nga burgjet deri tek aplikimi i proçeseve online.
Ministri i drejtësisë ka paralajmëruar se do ti drejtohet Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për të kryer kontrolle tematike në gjykata, sapo të konstatohet se në çfarë mase stoku u krijua nga vakancat për shkak të Vettingut dhe nga ana tjetër për shkak të magjistratëve./Top Channel
klgj mbledhja pa zgjidhje
Aktualitet
24 May 2026, 13:48
G.M
Tregu
LUSHNJE- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes ditën e sotme, pasi akuzohet për zjarrëvë...
Aktualitet
24 May 2026, 13:50
E. D
Gjykata e Shkodrës
SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest m...
Aktualitet
24 May 2026, 13:05
E. D
GREQI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga plagosja e shqiptarit Alesio Xhelo gjatë përplasjes me policinë greke. Ales...
Aktualitet
24 May 2026, 11:52
E. D
Birçe Haskos
TIRANË- Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, po mbahen homazhet në nder të Birçe Haskos, i c...
Aktualitet
24 May 2026, 11:40
E. D
FIER- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle në burgun e Fierit, ku janë gjetur sende të paligjshme në qelit&...
Aktualitet
24 May 2026, 11:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërtimi me tritol në Kamëz. Mësohet, se kamerat e siguri...
Aktualitet
24 May 2026, 11:06
E. D
ambasadori Ernal Fino
KIEV- Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teks...
Aktualitet
24 May 2026, 10:44
E. D
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj t...
Aktualitet
24 May 2026, 10:34
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 17 vjeçarit gjatë mesnatës në zonën e Kthes&e...
Aktualitet
24 May 2026, 10:04
E. D
pamjet
DURRËS- Omar Faruk, është i riu nga Bangladeshi, që humbi jetën nga asfiksia, si pasojë e shpërth...