LIVE UPDATES
Aktualitet

Buxheti i shtetit humb 826.7 milionë lekë nga kompensimi i gjyqtarëve të shkarkuar

Në vitin 2023, sistemi gjyqësor ka funksionuar me vetëm 60% të kapacitetit të tij, duke shënuar një rritje të lehtë prej 4.7% krahasuar me vitin 2022. Kjo rritje është rezultat i emërimeve të magjistratëve të rinj, të cilët kanë përfunduar programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë vitit akademik 2022-2023.

16 December 2024, 07:26 Nga N.F
Buxheti i shtetit humb 826.7 milionë lekë nga kompensimi i
Foto ilustruese

TIRANË- Humbja totale financiare për buxhetin e shtetit nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve përllogaritet në 826.7 milionë lekë deri në fund të vitit 2023. Sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të përballet me sfida të mëdha, ndërsa procesi i rivlerësimit kalimtar ka nxjerrë në pah probleme të thella strukturore, duke krijuar edhe kosto të mëdha financiare për buxhetin e shtetit. Në vitin 2023, sistemi gjyqësor ka funksionuar me vetëm 60% të kapacitetit të tij, duke shënuar një rritje të lehtë prej 4.7% krahasuar me vitin 2022. Kjo rritje është rezultat i emërimeve të magjistratëve të rinj, të cilët kanë përfunduar programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë vitit akademik 2022-2023.

Në total, nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023, në sistemin gjyqësor janë emëruar 112 magjistratë të rinj, përfshirë 4 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë të emëruar nga radhët e juristëve të spikatur dhe 108 të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Megjithatë, ky përmirësim nuk ka qenë i mjaftueshëm për të mbushur hendekun e krijuar nga largimet masive të gjyqtarëve për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar.

Procesi i rivlerësimit kalimtar, që synon pastrimin e sistemit gjyqësor, ka shkaktuar humbje të mëdha për buxhetin e shtetit. Deri më 31 dhjetor 2023, janë shkarkuar nga detyra 137 gjyqtarë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Efekti financiar i këtij procesi ka arritur në 614,817,337 lekë, sipas të dhënave nga Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vitin 2023.

Procesi i rivlerësimit kalimtar ka krijuar një barrë të rëndë financiare për shtetin, duke rritur shpenzimet dhe duke kufizuar funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.

Për vitin 2023, 11 gjyqtarë të tjerë janë shkarkuar nga detyra dhe presin zhvillimin e procesit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), duke përfituar sipas ligjit 75% të pagës së tyre. Efekti financiar i kësaj situate arrin në 17,353,600 lekë. Në total gjatë vitit, 73 gjyqtarë të shkarkuar presin ende vendimin përfundimtar nga KPA, duke përfituar gjithashtu 75% të pagës, me një kosto për buxhetin prej 194,507,025 lekë.

Për të llogaritur humbjen totale financiare nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve në sistemin gjyqësor deri më 31 dhjetor 2023, duhet të përmbledhim të gjitha efektet financiare të përmendura:

Efekti financiar deri në vitin 2023 nga shkarkimi i 137 gjyqtarëve: 614,817,337 lekë. Efekti financiar për 11 gjyqtarët e shkarkuar në vitin 2023 që marrin 75% të pagës (në pritje të procesit në KPA): 17,353,600 lekë. Efekti financiar për 73 gjyqtarët e tjerë të shkarkuar që marrin 75% të pagës dhe janë ende në proces në KPA: 194,507,025 lekë./ Monitor

buxheti i shtetit

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes