6 February 2023, 13:08
Nga A.B
Policia
FIER- Katër persona janë proceduar nga Policia për vepra të ndryshme. Siç njofton policia, hetimi ka nisur për një 33-vjeçar i cili ditën e djeshme humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Po ashtu, hetimi ka nisur dhe për një 17-vjeçar, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Policia po heton dy persona, të cilët kanë dhunuar pjestarët e familjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 33 vjeç, banues në Levan, pasi mbrëmjen e djeshme, në Levan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, është dëmtuar shtetasi E. M. dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. M., 33 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
-Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 58 vjeç dhe M. F., 22 vjeç, pasi shtetasi A. F. ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa shtetasi M. F. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasit A. F. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
fier policia fier
Aktualitet
6 February 2023, 13:03
k.m.
Foto ilustruese
Shqipëria së bashku me Ukrainën dhe Greqinë kryesojnë Europën për nivelin e lartë të obeziteti...
Aktualitet
6 February 2023, 12:54
A.B
Vajza
TIRANË- Shoqëria civile doli ditën e sotme në një protestë përballë maternitetit 'Koço Gliozheni' n&eu...
Aktualitet
6 February 2023, 12:58
k.m.
Rozeta Dobi
TIRANË- Rozeta Dobi, pastruesja që akuzohet për vjedhjen e parave në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, po merret s&eu...
Aktualitet
6 February 2023, 12:25
A.B
Ngrica
VLORË- Ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në rrugët e qytetit të Vlorës, qytet ku vazhdon të jetë i pezul...
Aktualitet
6 February 2023, 12:11
A.B
Debora
GRAMSH- Temperaturat e ulëta kanë lënë pa energji elektrike disa zona në Gramsh. Reshjet e dëborës dhe erëra...
Aktualitet
6 February 2023, 12:01
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 personat e arrestuar që u kap...
Aktualitet
6 February 2023, 12:05
A.B
Moti
ELBASAN- Temperaturat e ulëta kanë prekur edhe Elbasanin. Autoritetet raportojnë se aktualisht po kalohet me zinxhirë në aksi...
Aktualitet
6 February 2023, 11:42
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- 4 persona janë vendosur në pranga në Brindisi të Italisë, pasi dyshohet se drejtonin një grup që ...
Aktualitet
6 February 2023, 11:37
k.m.
Droga e sekuestruar
TIRANË- Brikena Frakulli ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për shpërnda...
Aktualitet
6 February 2023, 11:31
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë është përfshirë, mëngjesin e sotëm, nga një mot i ftohtë e temperatura të ul&...