Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike
Fillimisht, flakët kanë përfshirë trarët e çatisë, gjë e cila ka sjellë edhe shembjen e saj.
13 September 2026, 17:24Nga E.d
Foto ilustruse
FUSHË - KRUJË - Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës ditën e sotme. Si pasojë e intensitetit të lartë të flakëve banesa është djegur pjesërisht. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, dëmet janë të konsiderueshme.
Fillimisht, flakët kanë përfshirë trarët e çatisë, gjë e cila ka sjellë edhe shembjen e saj. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka pasur persona, ndërsa lakët janë konstatuar fillimisht nga fqinjët.
Ata kanë njoftuar forcat e shërbimit zjarrfikës, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një luhatje e energjisë elektrike. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Dosja.al