"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Dita e 69-të e protestës/ Qytetari: Aleatët e tyre strategjikë do i fundosin sapo të “shkunden” nga karrigia e pushtetit!
I riu theksoi se dhuna dhe mllefi nuk janë pjesë e protestës së tyre.
7 August 2026, 20:32Nga E.d
Qytetari
TIRANA- Një qytetar i cili po merr pjesë në protestën e 69-të kundër qeverisë, tha se dorëheqja e kryeministrit Rama është e pashmangshme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se aleatët e tyre strategjikë do i fundosin sapo të shkunden nga karrigia e pushtetit.
I riu theksoi se dhuna dhe mllefi nuk janë pjesë e protestës së tyre. Qytetari tha se pjesëmarrja në protestë për gati 70 ditë është dëshmi e mbështetjes popullore për largimin e qeverisë.
Qytetari:69 ditë janë koha më e gjatë e mundshme edhe për të kthyer një përgjigje zyrtare. Jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të anuluar projektet dhe ligjet që qytetarët i cilësojnë të padrejta dhe të dëmshme për interesin publik, por janë munduar t’i bëjnë edhe më të pakthyeshme.
Ata ndoqën vetë alternativën e tyre të dorëheqjes. Nëse po lypin mbështetje popullore, prezenca jonë për gati 70 ditë, me shi e të nxehtë, dëshmon që e kanë mbështetjen tonë për të dhënë dorëheqjen.
Nga ana tjetër, rezistencën ndaj dorëheqjes e kanë të panevojshme, sepse të gjithë aleatët e tyre, që i quajnë strategjikë, do t’i fundosin sapo të shkunden prej karriges së tyre të pushtetit, kurse ne, ndryshe prej tyre, jemi të vetmit që do të kërkojmë drejtësi për funksionimin e institucioneve edhe pas dorëheqjes së regjimit qeverisës.
Dorëheqja mbështetet te populli. Nëse ata nuk e kuptojnë rezistencën tonë, vëmendja jonë ndaj asaj që duan apo jo ata është kohë e humbur për ne.
Ata rezistojnë më kot ndaj nesh, jo vetëm se dorëheqja është e pashmangshme, por sepse alternativa jonë është më e mira për ta. Dhuna dhe mllefi nuk janë pjesë e alternativës sonë./Dosja.al