LIVE UPDATES
Aktualitet

"Doja ta shpëtoja nënën time, pasi vuan nga kanceri "/ U kap duke transportuar 33 kg kokainë, shqiptari dënohet me 1.3 milionë euro gjobë në Francë

Gjatë seancës gjyqësore ai ka deklaruar se i kishte hyrë kësaj rruge, për të mbuluar shpenzimet mjeksore të së ëmës, e cila trajtohej për kancer.

16 December 2025, 14:54 Nga E.d
"Doja ta shpëtoja nënën time, pasi vuan nga kanceri "/
Foto ilustruese

FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë. Ai u arrestua nga autoritetet franceze, pasi u kap duke transportuar 33 kilogramë lëndë narkotike, kokainë. Gjatë seancës gjyqësore ai ka deklaruar se i kishte hyrë kësaj rruge, për të mbuluar shpenzimet mjeksore të së ëmës, e cila trajtohej për kancer. Mediat franceze shkruajnë se në përfundim të gjykimit, shqiptari u dënua me 1.3 milionë euro gjobë.

Artikulli i plotë:

30 “bukë” kokaine të zbuluara në një valixhe. Një sekuestrim i rëndësishëm prej gjithsej 33 kg, i realizuar nga doganierët e Nîmes në Francë më 19 nëntor, në pikën e pagesës së autostradës në Vergèze. Shoferi? Një shqiptar 34-vjeçar, i cili dyshohet se ishte punësuar nga një tjetër shqiptar për të kryer këtë transport droge.

Një plan i mirëorganizuar

Sipas drejtueses së trupit gjykues, Gwenawlle Le Flo, bëhet fjalë për një trafikim të mirëorganizuar. Ajo rindërton etapat e këtij trafiku. E para: udhëtimi me avion nga Shqipëria në Spanjë, i rezervuar nga vetë i pandehuri me paratë e tij. Ndërkohë, rezervimi i apartamentit Airbnb në Barcelonë dhe i makinës me të cilën u bë udhëtimi drejt Lionit, u kryen nga një person i tretë. Një porositës, identitetin e të cilit i pandehuri refuzon ta zbulojë, nga frika e hakmarrjes.

“Pse qëndruat tre ditë në Barcelonë?”, e pyet gjyqtarja.

“Prisja që malli të ishte gati. Një person duhej të më dërgonte një mesazh dhe të më sillte makinën në Spanjë. Më pas duhej të shkoja rreth 70 km larg Tuluzës që të më dorëzonin valixhen”, shpjegon ai në gjykatë, përmes përkthyesit. Kryetarja përmend edhe udhëtime të tjera të ngjashme, pa ia atribuuar megjithatë drejtpërdrejt të pandehurit.

“Nëna ime është më e rëndësishme”

Vetëm misioni i 19 nëntorit i ngarkohet atij. Një transport për të cilin duhej të fitonte 3.000 euro, që sipas tij do të shërbenin për të financuar trajtimin mjekësor të nënës së tij, e sëmurë me kancer.

“A ishit në dijeni të rreziqeve që po merrnit?”, e pyet drejtuesja e trupit gjykues.

“Po, por nëna ime është më e rëndësishme. Doja t’i shpëtoja jetën”, përgjigjet ai nga banka e të akuzuarve.

Prokurori Arnaud Massip kërkon 4 vite burg, nga të cilat një vit me kusht, me urdhër ndalimi të menjëhershëm, si dhe ndalim përfundimtar për të qëndruar në territorin francez. Ai thekson veçanërisht dëmin e madh të shkaktuar nga ky importim kokaine, i vlerësuar nga dogana në 1.3 milionë euro.

“Pyetja është nëse kemi të bëjmë me një ‘mushkë’ të thjeshtë apo me një përfshirje më të thellë. Unë anoj drejt opsionit të dytë. Sepse, duke u nisur nga Spanja, ai zgjedh rrugën më të gjatë dhe mbi të gjitha më pak të kontrolluar. Një zgjedhje që ngre pikëpyetje për dikë që thotë se nuk ka lidhje me këtë trafik”, shpjegon ai, duke shtuar se i pandehuri është marrë edhe më parë në pyetje për çështje droge në Itali dhe në Shqipëri.

1.3 milionë euro gjobë

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës, Marc Roux, relativizon këtë “të kaluar”. “Ai ka shpjeguar se është marrë në pyetje në këto çështje, por në asnjë rast nuk është dënuar”, thekson ai.

Ai këmbëngul në përfshirjen minimale të klientit të tij, i cili ka pasur vetëm rolin e një “mushke” në këtë dosje. Ai kërkon gjithashtu pafajësi për përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe për refuzimin e dhënies së kodit të telefonit, duke argumentuar se data e kësaj shkeljeje është e mëvonshme se faktet për të cilat po gjykohet.

Gjykata i pranon këto pafajësi. Për pjesën tjetër, shqiptari shpallet fajtor. Ai dënohet me 3 vite burg me urdhër ndalimi të menjëhershëm, ndalim të përhershëm për të hyrë në territorin francez dhe një gjobë prej 1.3 milionë eurosh. Droga do të asgjësohet./Dosja.al

francë 1.3 milionë euro gjobë 33 kg kokainë

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes